• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Brukseli, apel Tiranës: Njihni dënimin e Safet Bajrit me 22 vite burgim!

by A R
23/09/2018 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit belgë e ndoqën deri në Shqipëri Safet Bajrin ku morën pjesë aktivisht në hetimet dhe aksionin për arrestimin e tij në Tiranë. Por vendosja në pranga e të shumëkërkuarit dhe anëtarëve të grupit kriminal ku ai bënte pjesë, ka vënë në lëvizje ministrin e drejtësisë Koen Geens, në Bruksel.

Ai citohet nga mediat të ketë thënë se do të kërkojë që Safet Bajri ta vuajë në Shqipëri dënimin me 22 vjet burg të dhënë nga drejtësia belge në mungesë të tij.

34-vjecari nga Shkodra është larguar nga Belgjika në qershor 2017 ndërsa u dënua me 22 vjet heqje lirie për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.

Mediat belge shkruajnë më tej se sektori i emigracionit e dëboi aksidentalisht Safet Bajrin në vitin 2017 por e shpalli më pas në kërkim pas dënimit të dhënë ndaj tij. menjëherë pas këtij vendimi hetuesit belgë u vunë në ndjekje të shqiptarit. Efektivat e policisë së Belgjikës dhe zyrtarë të prokurorisë kanë ardhur dy herë në Shqipëri gjatë hetimeve paraprake por edhe javët e fundit, teksa po organizohej aksioni për arrestimin e anëtarëve të grupit. Në Shqipëri ranë në pranga nëntë persona përfshirë edhe Safet Bajrin ndërsa në Roterdam të Holandës u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të grupit.

Kërkesa e palës belge për njohjen e dënimit ndaj Safet Bajrit në Shqipëri, sipas ministrit të Drejtësisë do të paraqitet zyrtarisht me shkrim pranë autoriteteve shqiptare pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Megjithatë Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një protokoll për të ekzekutuar dënimet e dhëna në dy vendet përmes konvertimit të vendimeve të gjykatave sipas ligjeve të shtetit ku kryhet dënimi.

Megjithatë media belge thotë se kjo marrëveshje jo gjithnjë ka funksionuar pasi sipas tyre, në vitin 1995, shtetasi shqiptar Mark Frroku u dënua me dhjetë vjet burg në Belgjikë për përfshirje në një vrasje. Frroku u arrestua në Shqipëri, por mori një proces të ri dhe u lirua më në fund në vitin 2017.

/b.d

Next Post
Kurti e etiketon Thaçin si Presidenti Pinokio

Kurti e etiketon Thaçin si Presidenti Pinokio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In