• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Ditari i Servetit e nxjerr PS si çerdhe intrigash

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i Partisë Socialiste, Sabit Brokaj, protagonist gjatë viteve kur PS ishte në opozitë 1991-1997 e cilëson zhbalancues dhe të njëanshëm ditarin politik të ish-zv.kryetarit të PS-së, Servet Pëllumbi.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Brokaj shprehet se për faktet subjektive që profesor Pëllumbi ka sjellë në këtë ditar, e nxjerr Partinë Socialiste si një çerdhe ku thureshin vetëm intriga dhe prapaskena ku një grup luftonte t’i merrte karrigen e drejtimit një grupi tjetër.

Ai shprehet se në libër mundtë ishin më mirë të shprehura sukseset e PS ndërkohë që kishin përballë një pushtet të egër të Sali Berishës ndaj opozitës e cila megjithatë arriti të rrëzonte projektin e kushtetutës në 1994. Brokaj tregon dhe për ekzaminimet që i ka bërë Fatos Nanos pas kongresit të 1991, kur ai mori drejtimin e PS. Sipas tij, mungesat dhe neglizhencat e Nanos në punë lidheshin me jetën e natës dhe pijet që ai konsumonte.

Ai tregon dhe për dy vizitat që ka zhvilluar në fillim vitet ’90 në SHBA dhe mesazhet që ka marrë nga kryetari i komisionit të jashtëm në senatin amerikan në lidhje me Sali Berishën por dhe rolin që e majta duhet të luajë në Shqipëri.

Nuk kanë munguar në këto takime dhe interesimet për Enver Hoxhën, Kosovën dhe fatin e kosovarëve por dhe mungesën e ndihmave financiare që ai nuk arriti të siguronte gjatë vizitës së dytë në SHBA.

Pyetur se si e vlerëson ai ditarin e Pëllumbit dhe faktet që ai përmend në të Brokaj përgjigjet: “Do të bëj një vlerësim të përgjithshëm, se më të detajuar do ta kem në vijim të intervistës. Në librin e Servetit prisja një trajtim më realist të përballjeve brenda PS-së, mes të rinjve që ishin afruar dhe atyre që rridhnin nga Partia e Punës, apo se si me këtë përbërje mikse, PS-ja përballoi atë represion gati fashist të Berishës ndaj socialistëve. Por kjo histori e lavdishme me uljet dhe ngritjet e saj, me dijet dhe padijet e një klase politike që vinte nga një sistem i mbyllur monist dhe po përshtatej e adaptohej me një përvojë të re demokratike, pasqyrohet sikur aty ka qenë një çerdhe intrigantësh dhe arrivistësh që paskan shqyer njëri-tjetrin për një karrige në opozitë. Më ka lënë një shije të keqe ky përshkrim, saqë më vjen zor të kaloj para asaj selie, sepse them se paska qenë vendi i intrigës”.

Brokaj thotë se “Ditari i Servetit më duket zhbalancues, i njëanshëm dhe me optikë të errët. Ne dimë që në PS ka pasur shumë realitete dhe veprimtari që mund të ishin pasqyruar në këtë ditar, të cilat kanë përbërë vlerat reale pas të cilave bashkoheshin mijëra e mijëra socialistë në të gjithë vendin duke e bërë partinë më të madhe në vend që nga 1991”.

Panorama/d.i.

Next Post

Grabitja e Rinasit, hetim për ndryshimin e shoferit të makinës së parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In