• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Brnabiq akuzon sërish: Kurti dëshiron vetëm konflikte, BE-ja është më e shqetësuar se kurrë më parë

by Java News
02/09/2023 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brnabiç: Kurti dëshiron vetëm konflikte, BE-ja është

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka pretenduar këtë të shtune se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të vetmen gjë që e dëshiron “është të provokojë një konflikt”, por shton se “kurrë” nuk ka parë disa nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian “kaq të shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas”.

“Mendoj se janë plotësisht të vetëdijshëm se Kurti jo vetëm që do të vazhdojë me provokimet, por do ta ngrejë atë në një nivel të ri, sepse ngadalë po i mbaron koha.

Ai nuk ka bërë asgjë, marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe as nuk do ta përmendë dhe as nuk do ta kthejë atë”, tha Brnabiç, transmeton media serbe me seli në Kosovë “KosovoOnline”.

Kryeministrja serbe, sa i përket themelimit të Asociacionit, përmendi edhe letrën që të premten kongresmenja amerikane, Claudia Tenney, i dërgoi Kurtit, ku ndër të tjera i kërkoi edhe krijimin e këtij mekanizmi.

“Kjo është arsyeja pse ai e sheh rrugëdaljen në provokimin e një konflikti, dhe kjo është e qartë për të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në BE”, theksoi, dhe shtoi se “është një shqetësim i madh”.

Ngjashëm si presidenti serb Aleksandër Vuçiç, edhe ajo vazhdoi ankesat, duke ripërsëritur frazën se “pozicioni ynë nuk do të jetë i lehtë dhe shtatori do të jetë mjaft i vështirë”.

Ndërsa, tregoi edhe përshtypjet e saja personale nga “Forumi Strategjik”, që u mbajt në Bled të Sllovenisë, ku pjesë e panelit ishte me kryeministrin Kurti.

Uljen e saj në një panel me Kurtin e përshkroi si ndjenjë të “tmerrshme”, pasi që pretendon se duhej të ulej “me dikë që keqtrajton popullin serb, nuk respekton asnjë marrëveshje dhe përpiqet ta çmendë gjithë botën”.

Edhe Vuçiç, të premten ka pretenduar se Kurti, “ka ndërmend të arrestojë të gjithë serbët që ai mendon se janë fizikisht dhe intelektualisht të aftë për të mbrojtur Veriun e Kosovës”.

Vuçiç, këto komente i bëri në një prononcim para gazetarëve gjatë një vizite në Paliç, ku edhe vazhdoi ankesat e tij, duke deklaruar se Beogradi “po përballet me një periudhë të vështirë”, duke shtuar se edhe “për Kurtin nuk do të jetë aq e lehtë sa e ka imagjinuar”, ngjashëm me atë se çfarë e tha Brnabiç një ditë më pas.

Këto deklarime të Vuçiç-it dhe Brnabiç-it vijnë në kohën kur dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas përfundimit të verës, pritet të intensifikohet.

Next Post
I dhuron ‘Çelësin e qytetit’/ Veliaj pret ministren Melanie Joly: “Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi”

I dhuron 'Çelësin e qytetit'/ Veliaj pret ministren Melanie Joly: “Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In