• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brnabiç: Jemi shumë larg marrëveshjes me Kosovën

by Java News
05/11/2018 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbia dhe Kosova janë larg nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore, pavarësisht nga gatishmëria për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm të territoreve, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.Brnabiq ka thënë se edhe sikur të arrihej pajtimi për shkëmbim të territorit, nuk do të mjaftonte për një marrëveshje paqeje.“Kutia e Pandorës është hapur 10 vjet më parë, kur shtetet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që ne jemi duke u përpjekur për të bërë është për të mbyllur Kutinë e Pandorës. Nuk mund të thuani se 10 vjet më parë ishin të gatshëm për ndryshim kufijsh, kurse sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Brnabiq në një intervistë për gazetën britanike “Financial Times”.Mirëpo, siç thotë ajo, ndryshimi i kufijve është vetëm një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare.

“Zgjidhja përfundimtare, në qoftë se arrihet, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të përfshijë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunim afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgiminë kulturore, kishat dhe manastiret”, tha Brnabiq, përcjell Telegrafi.Thotë se personalisht do të dëshironte arritjen e një lloj marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Por, unë mendoj se realisht nuk jemi afër marrëveshjes”, tha Brnabiq. Gazeta londineze vlerëson se qasja e kujdesshme e kryeministres përkujton se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës po bisedojnë  për një çështje tejet delikate kulturore, historike, politike dhe territoriale, dhe se progresi është larg nga ai i garantuar, pavarësisht faktit se SHBA dhe BE mbështesin dialogun.

“Ne shpesh themi se jemi të mbërthyer tani në një pozicion disi skizofrenik, që është në mes të politikës së shekullit 21 dhe 19”, tha Brnabiq, duke iu referuar në shpërthimin e herëpashershëm të tensioneve etnike.

Ajo tha se udhëheqësit e Kosovës bëjnë gabim të madh nëse mendojnë që dialogu me Serbinë do të rezultojë në njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Ata duhet të lëvizin nga pozita komode dhe të takohemi në gjysmë të rrugës ku ne po i presim. Le të bëjmë një kompromis, çfarëdo që të kërkojë ai kompromis”, tha ajo.

Ajo konteston qëndrimin e fortë në Bruksel se njohja e plotë e Kosovës është një parakusht për pranimin e Serbisë në BE.“Interesi i Serbisë, është arritja e një marrëveshjeje. Çdo ditë që humbim në këtë konflikt të ngrirë është dita që kemi mundur ta arrijmë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë për të gjithë ne”, tha ajo.

Gazeta përkujton se Brnabiq të enjten ka folur në margjinat e konferencës në Universitetin e Oksfordit, kurse një ditë më parë u takuan në Minsk të Bjellorusisë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Kamerun, merren peng mbi 78 nxënës të mitur në një shkollë

Kamerun, merren peng mbi 78 nxënës të mitur në një shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

October 25, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Kursi i këmbimit valutor/ Ja me sa blihen dhe shiten sot euro, dollari dhe paundi britanik

October 25, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In