• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Britaniku i akuzuar për abuzime me të miturit: S’kam bërë kurrë seks në jetë

by Java News
09/07/2017 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I akuzuari për pedofili David Brown i cili aktualisht vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë, në një intervistë për “foldrejt.info” ka deklaruar edhe njëherë se ai është i pafajshëm dhe se fëmijët janë detyruar që të dëshmojnë kundra tij.

66-vjeçari që drejtonte në Shqipëri fondacionin “Fëmijët e Tij”, u arrestua dhe dënua pas dëshmive të dy djemve që ishin të strehuar në fondacionin e tij i cili shërbente për fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

10 djem të kësaj qendre dhanë dëshmi kundër Brown dhe dy  bashkë punëtorëve të tij Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç.

Por duket se kjo histori ka marrë rrjedhë tjetër pasi fëmijët të cilët janë në moshë mazhorene kanë ndryshuar dëshmitë. Ata kanë deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë dhe nëse ka prova që fëmijët janë shtyrë që të gënjenin Brown, i cili ka rreth 11 vite në burg, mund të fitojë lirinë.

Intervista e plotë:

 Z.Brown ju keni 11 vite që jeni i burgosur pasi akuzoheni për pedofili. Dy fëmijët të cilët dëshmuan kundër jush në moshë të vogël tani që janë rritur kanë ndryshuar dëshminë, pse e kanë bërë këtë gjë?

Në kohën që dy fëmijët kanë thënë gjëra negative kundrejt meje, ishin të detyruar ta bënin këtë gjë. Ndërsa me kalimin  e kohës ata janë rritur dhe e kanë kuptuar që kanë bërë gabim dhe vendosën ta rregullojnë.  Ata nuk më akuzuan mua, kjo është ngatërresa më e madhe rreth çështjes sime. Fëmijët në përgjithësi vinin te mua pasi abuzoheshin nga të tjerët, ankoheshin tek mua, si mendoni do vinin ata nëse do ishin të abuzuar dhe nga mua….

Kur fëmijët erdhën tek ju për t’ju treguar se abuzoheshin  përse nuk vajtët ta denonconi dhe kush mendoni se ka abuzuar me fëmijët?

Dino ka qenë burri i cili ka abuzuar seksualisht mbi ta.  Disa shokë ma prezantuan mua duke më thënë që është shumë punëtor dhe e mora për të punuar tek shtëpia ime. Pas një farë kohe mora vesh që ai abuzonte seksualisht mbi fëmijët, kështu që e nxora nga shtëpia. Njëri nga fëmijët më tha që Dino ka abuzuar me ta dhe jo vetëm, më thanë që ka abuzuar me shumë fëmijë, dhe kur i pyetëm fëmijët rezultoi e vërtet. Dino kishte abuzuar mbi 10 fëmijë.

Por përse nuk ndërhytë duke e denoncuar?

Po ndërhyva, sapo e morra vesh. Por kur e morra vesh unë, Dino ishte kthyer në Britani. Sapo e morra vesh i dërgova të gjithë fëmijët për analiza për të vërtetuar se me kë ishte abuzuar. Abuzimet janë bërë nga Dino, por mendoj se fajin më të madh e kanë ata që më futën mua në burg padrejtësisht dhe kanë gjetur gjithmonë justifikime për të mos u zbuluar kurrë e vërteta

A ke komunikuar me djemtë para se të ata të ndryshonin dëshminë?

Njëri prej tyre më dërgoi një letër ku më tregoi realitetin siç ishte, pra që e kishin detyruar të fliste kundër meje. Ndërsa kur mbushën 18 vjeç, kanë mundur të flasin të lirë, pa ndikimin e psikologëve ose personave të tjerë juridikë.

Kush mendon se i ka shtyrë të flasin keq ndaj jush dhe pse duhet ta bëjnë një gjë të tillë?

Kur ishin 7 dhe 8 vjeç ata janë detyruar nga psikologët dhe nga  prokuroria për të dëshmuar kundër meje, por ata më vonë më kanë shkruar duke më treguar se i kanë detyruar, ndërsa tani duan të dëshmojnë në mbrojtjen time në gjykatë. Unë nuk kam dashur të ndikoj në vendimet e tyre, është zgjedhja e tyre nëse duan të flasin pro ose kundër meje. Akti i vetëm i turpshëm në këtë mes është se kam bërë 11 vite burg, për diçka që nuk e kam bërë. Fëmijët e mi nuk më kanë akuzuar kurrë mua!

Çfarë prisni që të ndodhë me çështjen tuaj, a besoni se do të merrni pafajësi siç dhe pretendoni?

Dy djemtë të cilët kanë qenë të detyruar të flisnin kundër meje tani janë të rritur dhe e kanë kuptuar gabimin dhe e çuan dëshmi në Gjykatën e Lartë, por kjo Gjykatë tha se nuk mundet të japë dot një vendim nga një dëshmi e shkruar, pasi duhet që fëmijët të jenë prezent, kështu që dhanë vendimin për ta dërguar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Kur ne vajtëm në Gjykatën e Shkallës së Parë , Prokuroria nuk e pranoi kërkesën time kështu që vendosa ta apeloj çështjen dhe tani po presim për datën e apelit.

Ju pretendoni pafajësi por çfarë provash keni ju dhe pse nuk keni arritur dot që të bindni drejtësinë?

Unë jam i pafajshëm . Unë jam denoncuar në bazë të dëshmive të dy fëmijëve të cilët janë detyruar të flasin kundër meje. Nuk ka as teste ADN-je dhe as dëshmi të tjera kundër meje…Asnjë!

Çfarë mendoni se do bëhet me ju?

Unë mendoj se do të shkoj në Gjykatën e Apelit, por Prokuroria do të bëjë çmos për të bllokuar dëshmitë e dy djemve për të folur sërish. Kjo çështje  ka rreth 11 vite që është në duart e drejtësisë  dhe për 11 vite radhazi kanë gjetur ndonjë justifikim për të mos parë evidencën. Uroj që e vërteta të dalë sa më parë.

Vepra për të cilën ju akuzoheni është  tepër e turpshme a keni komunikuar me familjen pasi jeni arrestuar nëse po si i keni marrëdhëniet?

Ndërkohë që unë kam qenë në burg, mamaja dhe babai im kanë vdekur. Babi im ka vdekur në vitin 2007 dhe mami në 2010, por unë kam qenë në burg.
Po me të afërmit e tjerë?

Kam një vëlla dhe një motër, por ata ndodhen në Australi, kështu që nuk mund të kem shumë kontakte me ta. Ata e dine që unë jam në burg por Australia ndodhet 22 orë larg Shqipërisë, dhe bileta kushton shumë 2000 euro.

A keni miq në Shqipëri të cilët ju vizitojnë ?

Po po kam, unë jam Kristian, Pastor, kështu që kam shumë miq anë e mbanë botës por edhe në kishat e Shqipërisë, të cilët më shkruajnë dhe më telefonojnë.

Miqtë e tu a besojnë tek ju dhe tek pafajësia juaj siç pretendoni ?

Oh po, ata e dine që unë jam i pafajshëm.

Sipas informacioneve ju jeni më i vjetri në moshë në burgun 302, si e kaloni kohën me të burgosurit e tjerë? Si sillen ata me ju?

Të burgosurit sillen jashtëzakonisht mirë me mua.  Vërtet!  Ata e dinë që jam i pafajshëm. Edhe policët sillen shumë mirë me mua, të gjithë janë shokë me mua dhe të gjithë sillen jashtëzakonisht mirë. Nuk kam asgjë kundër punonjësve të burgut, por kundër sistemit të drejtësisë në vend.

Ju jeni akuzuar për një vepër të turpshme a keni pasur ndonjë shqetësim apo ngacmim nga të burgosurit e tjerë për këtë fakt?

Po ke shumë të drejtë, një vepër shumë e turpshme, është vepra më e turpshme që mund të ekzistoj dhe jam shumë i vetëdijshëm që bëhet fjalë për diçka shumë të neveritshme. Me sinqeritet jo! Nuk flasin fare rreth kësaj teme, kanë shumë respekt për mua, plus që ata e dinë që jam akuzuar mbi denoncime të rreme.  Unë jam Kristian, jam Pastor dhe nuk kam qenë kurrë i martuar dhe nuk kam kryer kurrë marrëdhënie seksuale në jetën time.

Pasi unë besoj në marrëdhëniet seksuale brenda martese, ndërsa këta vinë më akuzojnë mua që kam abuzuar seksualisht mbi dy djem të mitur, më duket totalisht qesharake.

Para se të vija në Shqipëri u kam shërbyer për 20 vjet fëmijëve në Skoci, kam pasur gjithmonë të bëjë me fëmijët gjatë gjithë jetës sime, pra akuzat kundrejt meje janë totalisht qesharake.

Së fundmi a keni ndonjë apel dhe për kë?

Në fillim dua t’ju falënderoj  dhe ju kërkoi që ta transmetoni të gjithë intervistën time. Gjithashtu dua t’ju falënderoj paraprakisht për sinqeritetin tuaj, ju falënderoj pasi ndihem i vetëm në këtë çështje, kundër drejtësisë . Dua thjesht që të dalë e vërteta. /b.d

Next Post
I grabiti të riut 4 mijë euro me armë te koka, arrestohet vlonjati (emri)

Grabitje dhe plagosje në Vlorë, të riut i marrin xhiron ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In