• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania shpall “non grata” “Russia Today”

by Java News
09/07/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bëri shumë bujë lajmi kur Britania e Madhe ndaloi hyrjen në ishull të agjencisë së lajmeve ruse “Russia Today” për të marrë pjesë në konferencën globale mbi lirinë e medias në Londër, ku marrin pjesë mbi 60 ministra dhe mbi 1000 gazetarë. Vendimi u mor nga “The Foreign Office” dhe u bë publik nga mediat britanike, të cilat raportuan se shkak për këtë vendim drastik është bërë roli aktiv i “Russia Today” në përhapjen e fake news. Vendimit iu bë jehonë nga shumë media botërore, një pjesë e mirë e të cilave e kanë përshëndetur.

 

Por, ndërsa një shtet si Britania e Madhe, me një liri të madhe mediatike, mori një vendim të tillë drastik ndaj “Russia Today”, me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme, krejt e kundërta ndodh në Shqipëri. Jo vetëm që në vendin tonë muajt fundit është shtuar ndikimi i “Russia Today” përmes gazetarëve të huaj që punojnë si korrespondentë për platformën ruse (çka e tregon qartë mbulimi i afërt mediatik që ky rrjet lajmesh i ka bërë protestave të dhunshme të opozitës), por jo pak akuza hidhen në eter nga opozita për dhunë ndaj medias nëse nuk plotëson tekat e një gazetareje britanike të “Russia Today”, e afërt me Partinë Demokratike.

Fjala është për Alice Taylor, e cila punon si gazetare në Tiranë pranë portalit këshilltarit të Komunikimit të Lulzim Bashës (Neritan Sejmini) exit.al, si dhe korrespondente e mediave ruse që kanë gjithashtu lidhje me kreun e opozitës. Taylor rezulton të jetë korrespodente nga Tirana për portalin rus “Tsarizm.com” dhe bashkëpunëtore e afërt me agjencinë e lajmeve “Russia Today”. Ajo gjithashtu rezulton të jetë e fejuar me truprojën personale të Lulzim Bashës, Ergys Hoxha, një nga dy truprojat e besuar të kryetarit të PD. Lidhja e Taylor me truprojën e Bashës, propaganda e saj në portalin e partisë dhe njëkohësisht në televizionin rus, është vetëm maja e ajsbergut të kësaj marrëdhënieje të dyshimtë.

 

Portali rus “Tsarizm.com”, për të cilin punon Taylor, në bordin drejtues ka lobistin rus Yuri Vanetik, mik dhe bashkëpunëtor me Nick Muzin, Mike Flynn dhe Kemal Alptekin, që të tre lobistë të Lulzim Bashës në SHBA, një aferë për të cilën Basha po hetohet nga prokuroria e Tiranës. Yuri Vanetik është sot nën hetim nga Departamenti Amerikan i Shtetit pasi, sipas prokurorëve amerikanë, ai e përdor portalin për të fabrikuar shkrime në favor të klientëve për të cilët lobon si përfaqësues zyrtar, veprim që drejtësia amerikane e cilëson të paligjshëm.

 

Shpesh herë Alice Taylor është përpjekur që në shkrimet dhe qëndrimet e saj publike, siç ishte edhe rasti i intervistës së fundit “Russia Today” disa javë më pare, ku nxinte Shqipërinë si një vend ku mbizotëron droga dhe krimi, ndërsa është përpjekur të bëjë edhe viktimën e përndjekjes dhe diskriminimit nga institucionet shqiptare.

 

Natyrisht lajmi i sotëm i ndalimit të “Russia Today” dhe “Sputnik” nga Britania e Madhe si përhapëse e fake news, është një lajm i mirë për të gjithë, sidomos në luftën kundër fake news, të cilat sot shihen si vrasëse të së vërtetës dhe mediat ruse janë treguar eksperte në fabrikimin e tyre. /Tiranapost.al/

Next Post
Përgjimi i Zaev nxorri zbuluar planin për shkëmbimin e Kosovës

Përgjimi i Zaev nxorri zbuluar planin për shkëmbimin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In