• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi i Zaev nxorri zbuluar planin për shkëmbimin e Kosovës

by Java News
09/07/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit, i janë publikuar disa përgjime bisedash telefonike me dy komedianë rusë, të cilët imitonin ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenkon në bisedë me të.

 

Dy komedianët rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov të njohur me emrat skenik ‘Vovan’ dhe ‘Lexus’, kanë mundur të shtiren edhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg apo edhe si presidenti francez Macron dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnsonin.

 

Dy komedianët rus, i kanë ngritur një kurth kryeministrit maqedonas dhe më pas mbrëmjen e djeshme e kanë publikuar në internet bisedën me Zaevin.

 

Zora Zaev gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, pranoi se ka rënë pre e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar.

 

Partia opozitare VMRO-DPMNE, i ka bërë thirrje kryeministrit Zaev që të jepte dorëheqjen sepse pretendojnë që me këto përgjime Zaev ka dëmtuar interesat kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe ka zbuluar informata sekrete.

 

Sipas Zaev biseda e përgjuar nuk zbulon asnjë sekret shtetëror, nuk dëmton interesat kombëtare dhe as nuknxjerr ndonjë informacion sekrete.

 

‘Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO’, tha kryeministri Zaev.

 

Gjatë bisedës me ish presidentin e rremë ukrainas, Petro Poroshenkon, të imituar nga komediani Vladimir Kuznetsov, Zaev ndër të tjera përmend edhe shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë ku Zaev shprehet se është kundër kësaj marrëveshjeje, pasi krijon një precedent ndërkombëtar duke i hapur rrugë Rusisë për rajonin e Abkazisë dhe Nagorni Karabagut si dhe Turqisë për pretendimet e saj mbi Qipron. (newsbomb)

 

Biseda e zbardhur në shqip:

 

Zaev: Alo

 

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

 

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

 

Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

 

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

 

Poroshenko: Është pak ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.

 

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

 

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

 

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

 

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

Next Post
Premtonte viza për në Kanada, burg mashtruesit që zhvati mijëra euro

Pensionet me Kanadanë/ Kuvendi drejt ratifikimit, përfitojnë 60 mijë emigrantë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com