Britania sërish ndryshe: Po nuk vdiqën më shumë se 20 mijë njerëz, jemi në rregull

Një deklaratë e pazakontë vjen nga zyrtari i lartë i Shëndetësisë britanike Stephen Powis, gjatë një konference të shkurtër për shtyp.

Kreu i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë u shpreh para mediave se nëse numri i viktimave në Britani mbahet nën 20 mijë atëherë mund të thuhet se është bërë një punë e mirë.

“Kemi mundësi që t’ia dalim përballë këtij virusi”, shtoi Powis.

Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 1019, ndërsa të prekurit nga koronavirusi u rritën me 2500 në 24 orët e fundit.

Britani Korona 768x432

“Britania duhet të qëndrojë e mbyllur totalisht deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e plotë të koronavirusit. Kështu paralajmëroi zyrtari i lartë i Shëndetësisë, profesor Neil Ferguson. Ai tha se britanikët do të duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për tre muaj të plotë, nëse duan të shpëtojnë nga virusi. Disa figura të larta të qeverisë kanë sugjeruar që koronavirusi mund të arrijë kulmin në prill me afro 5,700 vdekje.

Këshilltari kryesor i epidemiologjisë në qeveri i tha ‘The Sunday Times’ se: ‘Ne do të duhet t’i mbajmë këto masa (mbyllja e plotë), sipas mendimit tim, për një periudhë të konsiderueshme kohore – ndoshta deri në fund të majit, ndoshta edhe në fillim të qershorit”. Deklarata e tij vjen teksa Boris Johnson i shkruan çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur publikun që t’i binden izolimit dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë ‘urgjencës kombëtare’, ndërkohë që vet ndodhet në karantinë në shtëpinë e tij pasi rezultoi se ishte pozitiv nga COVID-19.

Kryeministri, u shpreh se gjërat do të bëhen edhe më keq, ndaj të gjithë duhet të qëndrojnë nëpër shtëpia si e vetmja mënyrë për të ngadalësuar përhapjen. Me një kosto të parashikuar prej 5.8 milion paund, letrat do të futen në 30 milion dyert, së bashku me një broshurë që tregon këshillat e qeverisë pas shumë konfuzionesh. “Ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, lexohet në letrën e kryeministrit. “Por ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura, dhe sa më shumë të ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normalitet. Ka qenë vërtet frymëzuese të shohësh mjekët tanë, infermierët dhe kujdestarët e tjerë të rriten në mënyrë madhështore për nevojat e orës. Mijëra mjekë dhe infermierë në pension po kthehen në NHS – dhe qindra mijëra qytetarë janë vullnetarë për të ndihmuar më të prekurit. Kjo është arsyeja pse, në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, të lutemi, të qëndroni në shtëpi, të mbroni veten dhe të shpëtoni jetë”, thuhet në letër.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com