• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

by A R
22/07/2026 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham ka miratuar përdorimin e bazave ushtarake britanike nga Shtetet e Bashkuara për atë që Mbretëria e Bashkuar i quan sulme mbrojtëse kundër Iranit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte fillimisht kryeministri i sapo larguar, Keir Starmer, i cili drejtoi një takim të ministrave dhe zyrtarëve të lartë javën e kaluar për të diskutuar politikën britanike pas rifillimit të operacioneve amerikane në fillim të këtij muaji.

Ministrat në atë takim vendosën të vazhdojnë politikën ekzistuese që bazat në Diego Garcia në Oqeanin Indian dhe baza Fairford në Angli, mund të përdoren nga aeroplanët amerikanë që fluturojnë në misione që synojnë mbrojtjen nga kërcënimi raketor iranian.

Burnham u informua për diskutimin dhe u pajtua me vendimin e marrë. Ai do të vazhdojë politikën e qeverisë së mëparshme kur bëhet fjalë për përdorimin e bazave të Mbretërisë së Bashkuar për të ashtuquajturat sulme mbrojtëse të SHBA.

Kjo do të thotë që bazat britanike ka të ngjarë të përdoren për disa nga raundet aktuale të operacioneve amerikane.

Burnham ka të ngjarë të përballet me kritika nga Partia e Gjelbër e krahut të majtë dhe Demokratët Liberalë, të cilët të dy kundërshtojnë përdorimin e bazave sepse, sipas tyre, kjo e bën Mbretërinë e Bashkuar bashkëfajtore në krime lufte.

Burnham foli me Trump në telefon sapo mori detyrën dhe konfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti Trump e cilësoi bisedën pozitive dhe tha se pjesë e diskutimit ishte edhe aleanca ushtarake mes dy vendeve.

Një vend tjetër europian që planifikon të lejojë Shtetet e bashkuara të përdorin bazat e veta ajrore për operacione ushtarake ndaj Iranit, është Bullgaria, një anëtare e NATO dhe Bashkimit Europian.

Qeveria bullgare ka thënë se do të kërkojë miratimin parlamentar për të vendosur deri në tetë avionë cisternë amerikanë në një bazë ajrore.

Teherani reagoi për këtë vendim, duke paralajmëruar se çdo aktivitet që lehtëson sulmet e SHBA ndaj Iranit do të përbënte bashkëpunim në atë që ai e përshkroi si “agresion dhe krime lufte”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane e paralajmëroi Bullgarinë të mos bëhet bashkëpunëtore me agresorët.

Next Post
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In