• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania e Madhe merr vendimin ekstrem: Klandestinët shqiptarë dëbohen brenda 24 orëve, u merren shenjat e gishtave

by
19/10/2022 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me gomone në këtë shtet.

Top Channel mëson se 11 shqiptarë, të cilët mbërritën me gomone javën e shkuar pasi i janë marrë shenjat e gishtave, janë dërguar menjëherë në aeroportin Stansted e janë deportuar drejt Tiranës.

Aventura e tyre e mundimshme për të shkuar me gomone ka zgjatur më pak se 24 orë. Pa mbushur 24 orë nga mbërritja, ata janë dëbuar në mënyrë të rrufeshme.

Në të shkuarën, mbi 8.000 shqiptarë që kanë mbërritur me gomone në periudhën qershor-shtator 2022, u është dhënë e drejta e azil kërkimit.

Pas mbajtjes në qendra ndalimi, shqiptarët çoheshin në hotele ose të afërmit hynin garant për të qenë të lirë, me kusht nën rregullat e ligjit të azilantëve.

Por javën e shkuar dëbimi i 11 shqiptarëve është një ndryshim rrënjësor i politikave të azilit ndaj shqiptarëve.

Mësohet se 11 të dëbuarit mes tyre edhe një vajzë kishin mbërritur në portin Manston në Ramsgate, ku është ngritur një qendër përpunimi e emigrantëve që merren nga deti prej anijes angleze të rojës bregdetare.

Atyre nuk iu dha asnjë mundësi komunikimi me të afërmit apo avokat për të nisur procedurat e azilit. Ishte ish-ministrja e Brendshme Priti Patel ajo që njoftoi pak javë më parë dëbimin e përshpejtuar të shqiptarëve që mbërrinin me gomone.

Por “Home Office” pas një procesi gjyqësor të humbur deklaroi se hoqi dorë nga ky lloj dëbimi. Megjithatë të 11 të dëbuarit e javës së shkuar, shihen si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze çdo person që mbërrin në Angli, ka të drejtën e azil kërkimit./topchannel/

/e.d

Next Post
“Habit” Manjola Nallbani: Dola në ballkon dhe gjeta një kofshë të madhe qingji

"Habit" Manjola Nallbani: Dola në ballkon dhe gjeta një kofshë të madhe qingji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In