• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E gjithë bota me sytë nga Britania, fillon referendumi historik për qëndrimin në BE

by A R
23/06/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filloi sot referendumi mbi qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, një referendum që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Qytetarët do të shprehin qëndrimin e tyre në 41 000 qendra votimi, që u hapën në orën 07:00 GMT (+1).

”Rreth 46,5 milionë votues janë regjistruar në 382 zona zgjedhjore”, tha Komisioni Elektoral, ndërkohë që ekspertët thonë se pritet një pjesëmarrje nga 60 deri në 80 për qind.

Votuesit do t’i përgjigjen vetëm një pyetjeje: A duhet që Mbretëria e Bashkuar të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian apo duhet të largohet nga Bashkimi Evropian?

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 21:00 GMT (+1), ndërkohë që rezultatet e para priten gjatë orëve të para të së premtes dhe rezultati përfundimtar rreth orës 07:00 GMT (+1), po të kësaj dite.

Më poshtë janë qëndrimet e palëve:

PËR QËNDRIMIN NË BE

Jean Claude Juncker, president i Komisionit Evropian: “Dezertorët nuk do të priten krahë hapur”.

Donald Tusk, president i Këshillit Evropian: “Si historian, trembem se një Brexit nuk do të sjellë vetëm fillimin e shkatërrimit të BE-së por edhe të civilizimit perëndimor”.

David Cameron, kryeministri britanik: “Gjëja e mirë për të bërë, gjëja britanike për të bërë është që të luftojmë për një Britani të Madhe në BE dhe jo për opsionin e Anglisë së vogël të Nigel Farage”.

“Është në interes kombëtar të Britanisë së Madhe që të mbahet një objektiv i përbashkët në Evropë për të evituar konflikte të ardhshme mes vendeve evropiane”.

Barack Obama, president i SHBA-së: “Bashkimi Evropian nuk e zvogëlon influencën britanike por e amplifikon”.

Willem-Alexander, mbreti i Holandës: “Buqeta evropiane nuk është e plotë pa karafilin spanjoll, pa zambakun francez (…) dhe tulipanët holandezë dhe hungarezë. Si dhe nuk është e plotë edhe pa trëndafilin anglez”.

Wolfgang Schauble, ministri gjerman i Financave: “Brenda është brenda, jashtë është jashtë (…) Vendi duhet t’i qëndrojë rregullave të një klubi nga i cili ka kërkuar të dalë”.

PËR LARGIMIN NGA BE-ja

Boris Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës: “Historia evropiane është e shënuar me tentativa për të arritur kohën e artë të paqes dhe prosperitetit të epokës romake. Napoleoni, Hitleri, shumë persona janë përpjekur ta bëjnë dhe kjo ka përfunduar në mënyrë tragjike. BE-ja është një tjetër prej këtyre tentativave por me metoda të tjera”.

Nigel Farage, shefi i partisë eurofobe dhe kundër imigracionit Ukip: “Ne jemi britanikë (…) ne nuk do të lejojmë të intimidohemi nga kushdo, mbi të gjitha nga një i pazgjedhur, sado sharmant të jetë ai, Jean Claude Juncker”.

“Britania e Madhe drejton BE-në? Presidenti Obama nuk paska dëgjuar asnjëherë të flitet për Merkel”.

Next Post

Copa America, Kili e Argjentina përsërisin finalen e vjetshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

February 12, 2026
Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

February 12, 2026
Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

February 12, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 12, 2026
I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

February 12, 2026
Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

February 12, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit, mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

February 12, 2026
Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In