• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania dënon Iranin për sulmin kibernetik kundër Shqipërisë: Mbështesim partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s

by
07/09/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe dënon Iranin sulmin të pamatur kibernetik kundër Shqipërisë. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipëri. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s.

“Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë. Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, prenotimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë. Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe ‘e-Albania’, një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën.

Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”, thuhet në deklaratë.

/e.d

Next Post
Bashkimi i opozitës? Grida Duma: S’kam formulë magjike. Ilir Meta spiun? Të hapen dosjet, 2-3 vetë janë të shqetësuar, por…!

Bashkimi i opozitës? Grida Duma: S'kam formulë magjike. Ilir Meta spiun? Të hapen dosjet, 2-3 vetë janë të shqetësuar, por...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com