• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i opozitës? Grida Duma: S’kam formulë magjike. Ilir Meta spiun? Të hapen dosjet, 2-3 vetë janë të shqetësuar, por…!

by Java News
07/09/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Grida Duma ka qenë e ftuar në “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi, ku ka folur në lidhje me betejat e opozitës dhe situatën aktuale në vend.

Duma foli në lidhje me bashkimin e opozitës, duke thënë se ka agjenda e brendshme nuk duhet të prevalojë opozitarizmin.

Ajo u shpreh gjithashtu pro primareve brenda partisë, në rast se vota është e lirë dhe e ndershme.

“Unë nuk e kam formulën magjike se po ta kisha do ta kisha bërë publike, kam dhënë sugjerimet e mia për vijimësinë. Mendoj se përsëri ka ardhur një pikë ku askush në PD nuk e shikon më te vlefshme që agjenda e brendshme të prevalojë mbi opozitarizmin. 

Ata që e kanë përvojën dhe janë qenie politike, më duket që e e kanë maturitetin të lënë çështjet e hiererarkisë së partisë. Këtë lloj mençurie e shikoj te demokratët në degë dhe në bashki, të cilët thonë nuk duam t’ia dimë çfarë bëni ju lart, se ne kemi luftuar për terrenin, për lokalet.

Unë kam qenë në këtë studio të kam falenderuar ty dhe koleget që më keni dhënë mundësinë të flas për sistemin kombëtar të votës e jo më partiak. Kryetarokracia na ka ndjekur gjatë. Unë jam për votën, por vota nuk është një institucion që bëhet me sikur. Nëse flasim për primaret, duhet të sigurojmë që vota të jetë e drejtë, e ndershme”, tha Duma.

Teksa gazetarja Xhokaxhi u ndal edhe tek nisja e sesionit të ri parlamentar, që u përfshi nga shumë debate veç gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet vendi, Duma tha se këto diskutime janë më të gjera nga sa shiten.

Në lidhje me situatën e krijuar mes Autoritetit të Dosjeve dhe ish-presidentit Ilir Meta, Duma tha se dosjet duhen hapur, por theksoi se pas kësaj “fshihet një dorë”.

“Pa diskutim është çështje e rëndësishme, çdo dosje duhet të ishte hapur me kohë. Ligji e ka lejuar që kush ka pasur interes për informacion të shkojë të marrë informacion. Këto diskutime janë shumë më të gjera nga sa shiten sot.

Për mua transparenca e ndihmon Shqipërinë. Nuk është e domosdoshme që njerëz që përcaktohen si e vjetra e këtij vendi të jenë fokusi, do drejtojnë apo jo. Mund ta kishim çuar diskutimin më të një brezi tjetër.

Unë mendoj që së pari, po të hapen dosjet. Pa diskutim duket që është çështje politike. Janë të shqetësuar nga dy tre individë që kanë peshën e vet. Rama është i shqetësuar për këtë çështje. Të mbash diskutimin kur Shqipëria është në një gjendje katastrofike, papunësie, energjetike, dhe ta kthesh fokusin te dosjet, ka një dorë pas kësaj”, tha Duma.

Deputetja u ndal edhe te kriza që ka përfshirë vendin dhe tek kërkesa e zv/kryeministres Belinda Balluku që qytetarët t’i lajnë rrobat në 30 gradë tek satelitet që kryeministri Rama ka premtuar të çojë në hapësirë.

“Për ju dhe kolegët tuaj që mbani seriozitetin është heroike. Unë kam parë një ministre që thotë lani rrobat me 30 gradë. Nuk di ta them më se ku jemi. Ju e mbyllët logjikën e tuaj me satelitë. Ne kemi turistë që hynë si të duan në ato që quhen pika të sigurisë ushtarake. Ça ka për t’u zbuluar në Shqipëri që ne duhet të shpenzojmë për satelitet”, tha Duma./m.j

Next Post
VIDEO/ “Obobo! Vdiq ë”! Vrau bashkëfshatarin, familjarët e 63-vjeçarit reagojnë të shokuar kur marrin vesh lajmin (

VIDEO/ “Obobo! Vdiq ë”! Vrau bashkëfshatarin, familjarët e 63-vjeçarit reagojnë të shokuar kur marrin vesh lajmin (

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In