Ditën e sotme autoritetet vendase në Britaninë e Madhe kanë raportuar se kanë humbur jetën të paktën 717 pacientë me koornavirus, brenda 24 orëve të fundit.
Krahasuar me shifrat ditore që ka shënuar javët e mëparshmem, sot Britania ka parë një ulje. Por me totalin e sotëm në të gjithë territorin e Britanisë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 11,329.
Numri i vdekjeve ka ardhur duke u zvogëluar që nga e premtja, kur u raportua numri i rekord prej 980 vikitmash. Kjo shifër ra me gati 250 të ditën e djeshme, pasi u rregjistruan 737 njerëz të vdekur.
Dje Britania kaloi numrin e 10,000 vdekjeve, gjë që ka ndodhur vetëm në katër vende të tjera – SH.B.A., Spanjë, Itali dhe Francë.
g.kosovari











