Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke mbjellë kanabis në një fermë kanabisi në Hartlepool.
Mediat angleze shkruajnë se shtetasi shqiptar Armand Hajredini ka thënë se e kanë detyruar që të merrej me kanabis, pasi e kanë gënjyer se do të kishte një punë në ndërtim.
26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84 000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular në dorë.
Gjykata mësoi se shqiptari nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë.
Ndërsa avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe tek lavastoviljet.
Gjykatësi tha se ferma e kanabisit ishte një strukturë shumë e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë. Hajredini i tha një oficeri se ai kishte jetuar pranë Heathrou dhe se ka udhëtuar me tren për në Njukasëll. Tema