• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brezi Erdogan

by Java News
14/06/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Erdogan është në pushtet që prej marsit 2003. Shumë të rinj janë rritur nën regjencën e pushtetit të tij autoritar dhe nuk njohin gjë tjetër përveç Turqisë nën drejtimin e Erdoganit. Sa herë që një anije hedh spirancën në skelën e Üsküdar-it dhe njerëzit zbresin nga anija, Emin Sarıoğlu zë vend në postin e tij. Në këtë lagje të Stambolllit ai bën fushatë për partinë në pushtet AKP, partinë e Erdoganit, Partia për drejtësi dhe prosperitet. Emin është 28 vjeçar dhe ka studiuar menaxhim sporti.

Kur nuk është lodhur Erdogani…

Ai e nderon shumë presidentin, e ka bërë këtë gjithë jetës që kur ka filluar të mendojë,dhe është këtu në këtë vend në çdo orë të ditës. “Ka njerëz që thonë presidenti është lodhur, por kjo nuk është e vërtetë. Ai është plot energji. Dhe kjo më nxit edhe mua. Kur nuk është lodhur Erdogani, atëherë nuk duhet të lodhemi as ne të rinjtë,” thotë Emin Sarioglu, anëtar i AKP-së.”Kur i bën gjërat me dashuri, atëherë nuk lodhesh. Ne e duam këtë vend, këtë komb. Ne luftojmë për të…” shton ai.

Ai është nxitës lufte dhe nacionalist

Në një vend tjetër dëgjojnë të thuhet: “Më 24 qershor ne do t’i themi jo këtij regjimi me një person…”Këtu ndodhemi në lagjen fqinje Kadiköy. Cansu Irem Kalender është duke bërë fushatë për të fituar votat e partisë prokurde HDP, dhe kandidatit të saj për president, Selahattin Demirtaş. Për gjoja lidhje me terroristët ai ndodhet në arrest që prej një viti e gjysmë. “Duhet ndryshuar diçka më në fund. Njerëzit i kanë punët keq. Shumë vetë arrestohen pa arsye dhe askush nuk e vret mendjen për ta,” thotë Cansu Irem Kalender kandidate e partisë HDP. Cansu është 19 vjeç. Ajo ka bërë shkollë për ndihmësavokate. Dhe ajo nuk e ka përjetuar Turqinë pa qenë Recep Tayyip Erdoğan në krye të shtetit. Por ndryshe nga ndihmësit e fushatës së AKP, ajo është e ngopur me presidentin. “Ai jep para për luftë dhe jo për arsim. Ai është nxitës lufte dhe nacionalist. Dhe nuk interesohet për problemet e vërteta të njerëzve, prandaj ne themi që i duhet dhënë fund me Erdoğanin (…) Ai na tregon rrugët që po ndërton. Po shumë njerëz i kanë punët keq, atyre nuk u vjen gjë prej rrugëve.”

Turqia – vend i të rinjve

Turqia është një vend me të rinj. Gati gjysma e votuesve janë nën moshën 30 vjeçare, një brez i tërë që është rritur në Turqinë e Erdoganit dhe partisë së tij islamiko- konservatore. “Çdo gjëje i kalon afati dhe afati i Erdoganit ka kohë që ka kaluar, ” thotë një grua.

” Unë dua të jetoj në një Turqi më të lirë, ku të jemi në gjendje të mendojmë të lirë,” ia pret një tjetër. Një burrë ngre zërin duke thënë: “16 vjet e njëjta qeveri, kjo është kohë e gjatë. I njëjti mentalitet, të njëjtit njerëz në pushtet- kjo nuk është mirë.” “Nuk e di nëse do ia jap votën Erdoganit, por nuk besoj që dikush tjetër mund të bëjë punën e presidentit,” shpreh pasigurinë e tij një tjetër.

“Ne kemi një sistem shumë të mirë shëndetësie- ai ka bërë gjithçka për ne. Falë presidentit i kemi punët shumë mirë,” argumenton dikush. “Unë dua të jem e lirë të them çfarë mendoj, pa pasur frikë se do më dalin probleme,” shpreh mendimin e saj një grua.

Për Erdoganin – Frikë dhe dashuri

Cansu bën pushim nga fushata. Ajo takohet me shoqe në një kafe në Kadiköy. Ato nuk duan të jetojnë më nën Erdoganin. Ekonomia është keq, punë nuk ka mjaftueshëm. Edhe liria mungon, ato kanë frikë se Erdogan po e kthen vendin në shtet policor. Për Cansu Irem Kalender, kandidaten e HDP “Ne nuk na lejohet të themi çfarë mendojmë. Për fat Erdoğani nuk na shikon dot çfarë kemi brenda në kokë. Por ai vendos për të gjitha. Çfarë duhet të mësojmë, çfarë duhet të shohim. Nuk duhet të mbetet kështu. Ne duam të qeshim kur na vjen për të qeshur. Duam të veshim çfarë duam. Ky është vendi ynë, këto janë trupat tanë, rrugët tona, netët tona.”

Emin Sarıoğlu, i riu që bën fushatë për AKP, shkon ndërkohë derë më derë për të bërë fushatë për Erdoganin. “Përshëndetje, të fala ju bën presidenti dhe AKP…“ dëgjon atë t`i thotë njerëzve. Ai jep dhuratë një karafil të bardhë dhe një kafe. Kjo pritet mirë sidomos tek të moshuarit. Por Emin është i bindur se partia e tij është zgjedhja më e mirë edhe për të rinjtë, sepse problemet e vendit mund t’ i zgjidhë vetëm Erdogani. “Ne do të përmirësojmë disa gjëra në politikën arsimore dhe do të vemë nën kontroll papunësinë… Për fat të keq tek të rinjtë ekziston mendimi i gabuar se këtu nuk ekziston demokraci dhe drejtësi – por kjo nuk është e vërtetë.” Këto zgjedhje janë për të rinjtë turq. 1.7 milionë të rinj kanë mbushur moshën për të votuar për herë të parë. Ata kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit.

DW

ma.me

Next Post
Lushnje/ Tragjike, gjendet e varur në pemë 17-vjeçarja, nisin hetimet

Lushnje/ Tragjike, gjendet e varur në pemë 17-vjeçarja, nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Berisha nuk shkon në protestë si opozitë e bukur, por si opozitë e madhe

June 7, 2026
LIVE/ Rama nga Elbasani: Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE, kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona

LIVE/ Rama nga Elbasani: Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE, kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona

June 7, 2026
“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

June 7, 2026
FOTO/ Sara Mia e kthen teken me fund: Ta pijmë për protestuesit, dikur të vrisnin në protestë!

FOTO/ Sara Mia e kthen teken me fund: Ta pijmë për protestuesit, dikur të vrisnin në protestë!

June 7, 2026
Protestat për Zvërnecin, arritën të pamundurën, do të arrijnë të mundshmen?

Protestat për Zvërnecin, arritën të pamundurën, do të arrijnë të mundshmen?

June 7, 2026
Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin! Kanë mbetur vetëm disa pika, por nuk janë çështje të mëdha

Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin! Kanë mbetur vetëm disa pika, por nuk janë çështje të mëdha

June 7, 2026
Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

June 7, 2026
“Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba dhe detyrime të papaguara”/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

“Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba dhe detyrime të papaguara”/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

June 7, 2026
Historia e dhimbshme e Anxhit/ 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit

Historia e dhimbshme e Anxhit/ 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit

June 7, 2026
Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In