• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Brexit, Sejko: Pasoja edhe në Shqipëri, por vështirë të identifikohen  

by Java News
28/10/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pasojat e Brexit poten cialisht ekzistojnë për Shqipërinë dhe rajonin tonë, por mbeten ende të vështira për t’u identifikuar”. Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare të Bankës së Shqipërisë.“Brexit përbën një fenomen përcaktues për BE-në dhe Eurozonën. Si i tillë, nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ai mund të shoqërohet me efekte negative direkte apo indirekte, afatshkurtra apo afatgjata në tregjet e punës, të mallrave dhe shërbimeve. Në Shqipëri, efektet e drejtpërdrejta vlerësohen të jenë të vogla, pasi bashkëpunimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar mbetet i ulët.
Eksporti i mallrave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar përbën vetëm 0.2% të totalit të 10 viteve të fundit. Ndërsa importi është rreth nivelit 1.1%. Raporte të ulëta paraqet edhe stoku i investimeve të huaja britanike në Shqipëri, ndërkohë, ndikimi në remitanca është më i lartë, por jo përcaktues. Efektet e tërthorta do të varen nga ndikimi që do të ketë Brexit në ekonomi dhe në sistemin ekonomik. Pasojat e Brexit për rajonin dhe Shqipërinë ekzistojnë potencialisht, por mbeten ende të vështira për t’u identifikuar”, – tha Sejko.
Guvernatori tha se ekonomia shqiptare është në një rritje pozitive, kjo falë masave të marra. Po ashtu, Sejko deklaroi se kushtet për kreditim në Shqipëri janë përmirësuar dhe do të vijojnë të jenë në përmirësim. Ndërkohë, kryeministri Rama, i pranishëm në Konferencë, u shpreh se, pavarësisht arritjeve ekonomike, është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje për huatë me probleme, ndërsa nënvizoi se përmirësimi i të ardhurave përkthehet në rritje rrogash e pensionesh si dhe ulje të borxhit publik.
“Ka qenë dhe mbetet një sfidë shumë e rëndësishme cilësia e portofolit të kredisë. Gjatë vitit 2015 është parë një përmirësim i ndjeshëm, ka zbritur me 4.6 pikë niveli i kredive me probleme, krahasuar me fundin e vitit të mëparshëm, por mbetet një sfidë e përbashkët, e Bankës së Shqipërisë, e qeverisë shqiptare dhe më gjerë, ulja e mëtejshme e këtij niveli”, – tha Rama.
ma.me
Next Post
Si u pajtua Sali Protopapa real me Dritëroin, dhe aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

Si u pajtua Sali Protopapa real me Dritëroin, dhe aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In