• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u pajtua Sali Protopapa real me Dritëroin, dhe aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

by Java News
28/10/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ka ditë që është rikthyer pjesërisht një retorikë e vjetër me partizanë e ballistë, duke shtënë xixat e një lufte civile, por vetëm në eter, se pas kamerave të gjithë ulen në kafe e zgjidhin hallet e njëri-tjetrit. Kur Sali Protopapa i vërtetë ia behu në vitin 1991 në shtëpinë e Dritëroit për t’i thënë se e ka vizatuar mjeshtërisht portretin e komandantit të Ballit, por se ai nuk kishte qenë i tillë, të dy përfunduan duke pirë kafe. Sejfi Protopapa, fizikani i famshëm shqiptar në SHBA, deklaroi se u pajtua me Dritëroin, e se çdo gjë e bërë qe kaluar supeve.

Ky është një shembull i rëndësishëm se si elita e një kohe dhe dy anët e medaljes u bashkuan për të lënë prapa atë retorikë vrasëse. Por ka edhe një shembull tjetër që ballistët dhe komunistët jo vetëm që nuk kanë luftuar kundër njëri-tjetrit, por janë bashkuar për të rrëzuar Partinë Demokratike, e cila ishte më e fortë se kurrë në pushtet.

Bëhet fjalë për vitin 1996, përkatësisht në tetor, kur u mbajtën zgjedhjet lokale. Vendi i zhvillimit të ngjarjes është Shkodra, qyteti më i madh i veriut të Shqipërisë. Dy partitë tradicionale, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, së bashku me të tjera, formuan grupimin “E Djathta e Bashkueme Shkodrane”, dhe paraqitën si kandidat për kryetar bashkie Bahri Boriçin, një mësues nga një familje me traditë qytetare, që kishte trashëgimi balliste.

Partia Demokratike, që sapo i kishte fituar zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe në Vlorë bënte fushatë me kompanitë piramidale, kandidoi Lorenc Lukën, një ekonomist. PS-ja garoi me kryetarin e saj lokal, Sadetin Stankaj, edhe ai një ekonomist. Në atë kohë zgjedhjet ishin me dy raunde; kandidati duhet të merrte 51 për qind të votave, ndryshe kishte balotash mes dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota.

Në 20 tetor, shumica e shkodranëve nuk dolën në votime duke mos patur shpresë se do të ketë zgjedhje, por se do të fitonte PD-ja, siç i “mori” ato më 26 maj. Veçse pushteti nuk u kujdes shumë për allishverishet, pasi fjeti rehat. Në zgjedhje dolën më pak se 50% e elektoratit, dhe në balotazh doli kandidati i PD-së, Lorenc Luka, dhe Bahri Boriçi i DBSH-së, pra kandidati i Ballit dhe Legalitetit.

Arkitekti i kësaj aleance reaktive ishte intelektuali Mentor Quku, i cili pati forcën dhe vizionin për të ndërmarrë një revolucion në politikën shqiptare. Në javën e balotazhit pati një mobilizim njerëzish që panë se PD-ja mund të mundej. Dhe pas një jave u zhvillua balotazhi: Bahri Boriçi fitoi, duke i marrë thuajse të gjitha votat e elektoratit socialist. Madje kishte edhe një vendim politik “të pashpallur” të PS-së lokale se duhej votuar Bahri Boriçi.

Dhe pa zhurmë, pa zë e shamatë, ballistët dhe socialistët bashkuan votat që rrëzuan PD-në kur ajo ishte më e fortë se asnjëherë. Pas një viti, Fatos Nano, i zgjedhur kryeministër, do duhej që sipas Paktit të San Exhidios të emëronte kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit një përfaqësues të opozitës. Dhe Nano nuk emëroi një nga PD-ja, por një anëtar të Ballit Kombëtar, siç ishte Mustafa Kërçuku, i propozuar nga Hysen Selfo, kryetari i atëhershëm i Ballit. Për herë të parë Balli hynte si një pol pushteti në administratën qendrore.

Më pas Balli u nda në dy parti: në Ballin Demokrat dhe në Ballin klasik, i cili ruajti anatominë për një kohë të gjatë dhe më pas u bashkua sërish me PD-në, e sot prapë ka lëvizur. Çka duhet vënë në dukje sot nga ky diskurs “pulash” është jorealizmi i tij, pasi politika, ngaqë nuk ka kauzë, fut duart në historinë, e cila nuk ka pse politizohet, dhe prish ato episode pajtimi e bashkëpunimi që kanë ndodhur në këtë çerekshekull postkomunizmi. (Tesheshi.com)

ma.me

Next Post
Putin: Bombardimet amerikane në Serbi ishin të kundërligjshme

Putin: Bombardimet amerikane në Serbi ishin të kundërligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj, familjen dhe politikën

“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj, familjen dhe politikën

May 6, 2026
“Dëmi është bërë”, Krasniqi: Kosova ka humbur aleatët dhe prestigjin ndërkombëtar. Nuk ofrohet më zgjidhje

“Dëmi është bërë”, Krasniqi: Kosova ka humbur aleatët dhe prestigjin ndërkombëtar. Nuk ofrohet më zgjidhje

May 6, 2026
Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

May 6, 2026
Zgjedhjet pa garë në PD/ Juristi: Berisha ka humbur mbështetjen te demokratët, i trembet përballjes

Zgjedhjet pa garë në PD/ Juristi: Berisha ka humbur mbështetjen te demokratët, i trembet përballjes

May 6, 2026
Me armë dhe mijëra euro, arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Me armë dhe mijëra euro, arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

May 6, 2026
Partia e re e Salianjit? Zgjedhjet vendore, lakmusi i opozitës së re!

Partia e re e Salianjit? Zgjedhjet vendore, lakmusi i opozitës së re!

May 6, 2026
“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

May 6, 2026
Sanitarja tregoi se fëmijët keqtrajtohen, nisin hetimet për dhunimin e fëmijës në Shtëpinë e Foshnjes

Sanitarja tregoi se fëmijët keqtrajtohen, nisin hetimet për dhunimin e fëmijës në Shtëpinë e Foshnjes

May 6, 2026
Ndryshimet në qeveri/ Emërohet zv/ministrja e Bujqësisë dhe largohet zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Shtëpitë në ish-ndërmarrjet shtetërore, qeveria hap rrugën e privatizimit për banesat “pa letra”

May 6, 2026
Eksperti: Izraeli nuk bën kompromise, mund të sulmojë për vetëmbrojtje edhe në rast armëpushimi

Eksperti: Izraeli nuk bën kompromise, mund të sulmojë për vetëmbrojtje edhe në rast armëpushimi

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In