• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Brexit”, Juncker: Kemi bërë shumë lëshime ndaj Britanisë, nuk mundemi më

by Java News
20/03/2019 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyrja e Brexit përtej datës 29 mars është një vendim të cilin duhen ta marrin të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por kjo nuk do të ndodhë këtë javë. Për presidentin e Komisionit Europian, vendet anëtare kanë bërë mjaft lëshime për qeverinë angleze, dhe secila palë do të masë kostot politike dhe ekonomike të çdo zgjatjeje të mundshme.

Britania e Madhe në samitin që nis nesër në Bruksel pritet të mos marrë një përgjigje pozitive për shtyrjen e Brexit përtej datës 29 mars.

Kështu i komentoi presidenti i Komisionit Europian, Zhank-Klod Junker, raportimet se kabineti anglez po mendon zgjatjen 3 muaj deri në 2 vite të daljes së vendit nga blloku europian.

“Kemi bërë shumë lëshime ndaj Britanisë së Madhe, nuk mundemi më. Nuk ka për të pasur negociata dhe garanci të tjera përpos atyre që kemi dhënë tashmë. Këtë çështje me gjasë do na duhet të trajtojmë sërish javën tjetër”, deklaroi Juncker.

Kërkesa e kryeministres Tereza Mej për shtyrjen e Brexit vjen pas dështimit që qeveria e saj pësoi dy herë në parlament në janar dhe një javë më parë, ku marrëveshja e negociuar me BE-në u hodh poshtë me shumicë votash.

Zhvillimet e fundit kanë shtuar zërat se kryeministrja Mej nuk ka autoritetin dhe mbështetjen e duhur partiake për ta realizuar Brexit sipas frymës së referendumit të tri viteve më parë, dhe se largimi i saj i parakohshëm nga pushteti është çështje kohe.

Me ligjin aktual, vendi do të largohet nga aleanca europiane brenda nëntë ditësh edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Brukselin, por edhe dalja pa një akt juridik mes dy aleatëve është refuzuar si nga laburistët, edhe vetë konservatorët.

Next Post
Marksisti Salvador Allende që po frymëzon Metën për ‘vetëvrasje’

Marksisti Salvador Allende që po frymëzon Metën për 'vetëvrasje'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com