Përkrahësit e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian janë në avantazh të dukshëm, krahasuar me kundërshtarët, me 11 pikë, doli sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja ”Daily Mail”.
”Përkrahësit e qëndrimit në BE janë 52 për qind, kundrejt 41 për qind të kundërshtarëve”, tha gazeta.
Sidoqoftë, britanikët nuk besojnë në alarmin e lëshuar nga kryeministri David Cameron, sipas të cilit ndarja me BE-në mund të çonte në një konflikt të armatosur.
Ndërkohë, sipas një sondazhi tjetër të ”Financial Times”, numri i përkrahësve është rreth gjashtë për qind (47-41), me një përqindja në rritje të të pavendosurve që shkon në 10. a.k