• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Caponata siciliane

by Java News
20/05/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Caponata është një pjatë tipike e kuzhinës siciliane. Ky është një variant, sepse ekzistojnë 37 receta vetëm në ishullin e Sicilisë. Është gatim veror, sepse edhe përbërësit janë të kësaj stine.

Përbërësit për 4 persona:
3 domate të mëdha e të pjekura ose domate qershiza • ½ spec i kuq • ½ spec i verdhë • ½ spec jeshil • 1 degë selinoje • 1 patëllxhan mesatar • 1 qepë • 60g ullinj të zinj • 20g rrush të thatë • 20g fara pishe • 20g kaperi të kripur • 80ml uthull e bardhë • vaj ulliri • 1 lugë sheqer • kripë • vaj për të skuqur

Përgatitja:
Domateve u heqim lëkurën dhe i presim në kubikë bashkë me specat, selinonë dhe patëllxhanin. Kubikët e patëllxhanit i spërkasim me kripë dhe i vëmë mbi një kullesë për një orë që të humbasin hidhësinë. Pastaj i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine (kjo pjesë mund të anashkalohet nëse nuk mjafton koha). Rrushin e thatë e vëmë në një tas me ujë të vakët që të hidratohet. Në një tigan me shumë vaj skuqim kubikët e patëllxhanëve, i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për t’u hequr vajin e tepërt. Në një tigan tjetër të madh skuqim disa minuta qepën e prerë në rrathë me pak vaj ulliri, shtojmë specat, farat e pishës, selinonë dhe i skuqim të gjitha për dy-tre minuta. Shtojmë kubikët e domateve, ullinjtë, rrushin e thatë të shtrydhur mirë dhe kaperit të shpëlarë me ujë. I ziejmë për 15 minuta dhe pasi të shtojmë patëllxhanët, i lëmë edhe pesë minuta në zjarr. Hedhim uthullën, sheqerin dhe i lëmë në zjarr 5-6 minuta të tjera. I rregullojmë për kripë. E lëmë në frigorifer për të paktën një orë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën. E shërbejmë të vakët ose në temperaturë ambienti. Nësekonsumohet të nesërmen, ka shije më të mirë. living

Next Post

Rihapet dosja për Dhimitër Potin, mikun e Escobarit të Drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In