• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Breshëria e armëve, ja çfarë ndodhi në Korçë dje

by Java News
26/11/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal me muzikë live i cili alarmoi qytetin e Korçës pas breshërisë së armëve.

“Më datë 25.11.2017, në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, jemi njoftuar së në drejtim të një lokali me muzikë live, është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A.Babani, 18 vjeç, së bashku me disa shtetas të tjerë bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë, në drejtim të këtij të fundit.

Këta shtetas më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë shtetasin A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.L,  (pronari dhe administratori i lokalit). Shtetasi A.K, ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.

Policia e Korçës me të gjitha strukturat në varësi të saj, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të ngjarjes, si edhe kanë ngritur grupe të shumta kontrolli për krehjen e zonës.

Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip “BMW” me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip “BMW” me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

Forcat policore vijuan me krehjen e territorit në fshatrat përreth.

Në vijim të veprimeve proceduriale, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentin lokal dhe kamping në pronësi të shtetasit Feridon Babani, babait të njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, në vendin e quajtur “Rezervuari i Gjançit” janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 44.6 gramë lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, aksesorë dhe mjete të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në të gjitha këto ambjente janë konstatuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga strukturat e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feridon Babani, 53 vjeç, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë filluar hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, punonjës të OSHEE si edhe Drejtorisë së Tatim Taksave të cilët dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe të kenë favorizuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të këtyre ambjenteve dhe shmangien nga detyrimet.

Shtetasit A.Qiraxhi dhe  shtetasi A.Babani, u shpallën në kërkim policor për veprat penale : “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.

Nga ana e Policisë së Korçës, po vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar, bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar, si edhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje

Next Post
Burri rreh barbarisht vjehrrin: Më ofendoi nënën

Gruaja gjen burrin 29-vjeçar të vdekur në banesë, policia po heton për shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

July 12, 2026
Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

July 12, 2026
Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

July 12, 2026
Nga ofertat false te mesazhet për pako, zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Nga ofertat false te mesazhet për pako, zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

July 12, 2026
“Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë

“Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë

July 12, 2026
Sulmet online ndaj bizneseve, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

Sulmet online ndaj bizneseve, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

July 12, 2026
Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

July 12, 2026
FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In