Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Bruç të Matit por fatmirësisht nuk ka pasur eprsona të lënduar.
Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri ndaj një automjeti ku udhëtonte shtetasi me inicailet Dh.L. 42-vjeç.
Ky i fundit nuk ëhstë prekur nga plumbat. Në vendngjarje është gjetur një numër i madh gëzhojash ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen./a.m.