• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brenda tetorit, shërbim 24 orë për infarktin akut të miokardit

by Java News
29/09/2015 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të zemrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë organizuan konferencën me temë “Sfida të reja në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare,” për të nxitur ndërgjegjësimin për ndryshimin e stilit të jetesës, në mënyrë që të rritet parandalimi për sëmundjet kardiovaskulare. Sëmundshmëria nga zemra ka tendencë drejt rritjes në vendin tonë, ku faktor determinant po bëhet stresi.

“Prevalenca e sëmundjeve të zemrës është në rritje. Kështu, për sëmundje si hipertensioni kemi një prevalencë në popullatën shqiptare rreth 40%, për sëmundjet koronare të zemrës që prodhojnë infarktin akut në popullatën adulte, prevalenca shkon deri 20% dhe shifrat kanë ardhur duke u rritur vitet e fundit”, u shpreh gjatë konferencës prof. Artan Goda, shef i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT.

Ai vuri theksin te domosdoshmëria e ndryshimit të stilit të jetesës, pasi është ulur ndjeshëm mosha e të prekurve nga sëmundjet e zemrës edhe mes 30 vjecarëve. “Nga të dhënat e kabineteve të kardiologjisë në QSUT dhe në rrethe, vihet re se në dekadën e tretë të jetës numri i të trajtuarve është rritur në mënyrë substanciale. Kjo lidhet me stilin e jetesës dhe rritjen e nivelit të stresit në popullatën tonë”, tha prof. Goda.

Gjatë konferencës, zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, theksoi përparësinë që po i jep Qeveria Shqiptare trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare, por njëherësh vuri theksin te rëndësia e parandalimit të tyre.

“Kemi një sfidë të qartë, në radhë të parë të ulim vdekshmërinë nga problematika kardiovaskulare, të ulim sëmundshmërinë dhe të promovojmë jetesën e shëndetshme”, u shpreh zv.ministëri i Shëndetësisë.

Rjepaj vuri theksin në shtimin e financimit nga Qeveria për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, duke vecuar ofrimin e paketave shëndetësore të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në spitalet publike dhe private, me financim publik.

“Në këto muaj të parë është arritur të kryhen rreth 3500 procedura, nga të cilat 800 janë kryer në spitalet jopublike dhe janë përfituar falas nga qytetarët”, tha zv.ministri i Shëndetësisë.

Aktualisht paketat e zemrës ofrohen në QSUT dhe falë repartit të ri të Hemodinamikës, tashmë edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë, shumë shpejt shërbimi do të shtrihet edhe në Shkodër e më pas edhe në një spital në jug të vendit. Po ashtu paketat shëndetësore përfitohen pa pagesë edhe në spitalet jopublike, me të cilat FSDKSH ka kontratë.

Zv.ministri i Shëndetësisë lajmëroi se brenda tetorit do të realizohet shërbimi 24 orë për infarktin akut të miokardit. “Unë besoj se kjo është një tjetër arritje e madhe e ministrisë së Shëndetësisë, për më shumë mundësi për qytetarët për të përfituar këtë shërbim jetik”, tha Rjepaj.

Next Post

'T’ia mbathësh nga varfëria, për të marrë vetëm biletën e kthimit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In