• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brenda pallatit presidencial super luksoz të Erdogan me vlerë 650 milion dollarë

by Java News
31/01/2023 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erdogan njihet si një nga shtetarët më të pasur dhe më të paguar në botë, për këtë arsye ai shpesh kritikohet në vendlindjen e tij, Turqi, për stilin e tij luksoz të jetesës.

Recep Tayyip Erdogan e bëri pasurinë e tij duke investuar në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Ai është pronar i disa restoranteve dhe i një klubi futbolli në Ankara dhe ka edhe vodkën e tij.

Revista “People with money”, e ka vendosur atë së fundmi në krye të listës së politikanëve më të paguar. Më së shumti në qendër të vëmendjes u ve rezidenca e tij luksoze presidenciale e ndërtuar në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Pallati u ndërtua në një zonë që ish-presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk ia dhuroi shtetit në vitin 1937 dhe në vitin 1992 u shpall një pasuri e mbrojtur ku ndërtimi është i ndaluar. Pallati u ndërtua, megjithëse autoritetet turke u përpoqën të ndalonin ndërtimin. Këtë vendim, Erdogan e injoroi.

Pallati ishte menduar për zyrën e kryeministrit turk, por kur Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2014, ai deklaroi se do ta përdorte si rezidencë presidenciale. Ak Saray, i përkthyer si Pallati i Bardhë, ndodhet në një kodër mbi qytet dhe, sipas “Daily Mail”, ka 1100 dhoma të pabesueshme, prej të cilave, rreth 250 thuhet se përdoren vetëm për Erdoganin dhe familjen e tij të afërt.

I dekoruar sipas shijes së tij, me dysheme mermeri, tuba ari dhe qilima të pasura, është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë në Washington dhe konsiderohet pallati më i madh i ndërtuar në 100 vitet e fundit. Pallati ka dysheme mermeri të gjelbër, qindra metra me qilim të kuq dhe mobilie prej ari. Pasuria e pallatit presidencial kap vlerën e mbi 650 milion dollarë dhe përfundoi së ndërtuar në vitin 2014.

“Hyrriet” raporton se janë plot 1.150 policë që qëndrojnë roje brenda pallatit dhe jashtë oborrit, pasi ai është i vendosur brenda një zone të pyllëzuar në kryeqytetin e Ankarasë dhe ka një gardh rrethues rreth pesë kilometra. Rreth 3.000 kamera survejimi ndihmojnë mbikëqyrjen e kësaj zone, duke kërkuar një investim të madh në pajisje dhe infrastrukturë për ta kontrolluar atë. Pallati është i zbukuruar me pajisje të cilat marrin masa kundër çdo mundësie përgjimi.

/s.f

 

Next Post
Oligarku i Berishës apo i Ramës? Ja si i lavdëronte Berisha dy firmat e miliarderit rus kur në 2007 zbarkuan në Shqipëri

Oligarku i Berishës apo i Ramës? Ja si i lavdëronte Berisha dy firmat e miliarderit rus kur në 2007 zbarkuan në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In