• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Brenda pak ditësh mund të shtrëngohen…’/ Shqetësim i madh në Gjermani, pushuesit do të sjellin COVID kur të kthehen

by Java News
29/07/2021 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe në verën e dytë të pandemisë, ekziston shqetësimi i madh në Gjermani që pushuesit do të sjellin koronavirus kur të kthehen. Sipas kryeministrit bavarez Söder, qeveria federale do që të marrë së shpejti masa.

Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me testin ndaj virusit Corona për personat që kthehen në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit.

Sipas kryeministrit bavarez Markus Söder, qeveria federale planifikon të prezantojë një kërkesë për testime para kthimit në vend.

Testimi duhet të aplikohet jo vetëm për udhëtarët me avion, por edhe për ata që udhëtojnë me makinë, me tren ose me autobus. Sipas Söder, të gjithë që kthehen duhet të kenë një test negativ kur të mbërrijnë në vend.

Söder i tha televizionit të parë gjerman ARD: “Qeveria federale na ka siguruar sot se do të provojë gjithçka që është e mundur, që deri më 1 gusht të aplikohet detyrimi i përgjithshëm i testit negativ jo vetëm për udhëtimet ajrore, por edhe për shembull, për udhëtime me makina ose trena”.  Söder tha se data e planifikuar fillimisht për futjen e këtij rregulli, pra me 11 shtator, duket si “një shaka”, sepse ky vendim do të ishte i vonuar pasi deri atëherë kalojnë të gjitha pushimet.

Politikani i CSU-së tha se për këto vendime do të krijohen edhe bazat juridike ligjore dhe se kjo mund të arrihet deri më 1 gusht. Rregullorja e re është e thjeshtë: “Të gjithë kanë nevojë për një test”. Kërkesa për futjen e testeve është mbështetur nga disa kryeministra të landeve të tjera, por nuk dihet sakt nëse ky vendim do të vie me 1 gusht, sepse ende ka kundërshtarë të këtij vendimi të përshpejtuar.

Afati ende nuk është caktuar

Pra ende nuk është e sigurt nëse urdhëresa e re mund të hyjë në fuqi kaq shpejt. Zëvendës zëdhënësja e qeverisë federale, Ulrike Demmer, vuri në dukje se dakordimi i këtyre rregullave ende nuk ka përfudnuar. Tani për tani thuhet: “Sa më shpejt, aq më mirë”.

Në veçanti, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer kohët e fundit kanë kërkuar që të aplikohet testi i detyrueshëm për të gjithë që udhëtojnë jashtë vendit. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Christine Lambrecht (SPD), ka qenë deri tani kundër, duke arsyetuar, se kjo masë nuk është në harmoni me nevojat.

Aktualisht teste negative kërkohen vetëm për personat që duhet të kthehen në Gjermani me avion. Seehofer tha se personat e vaskinuar apo të shëruar nga Covid-19, nuk kanë nevojë për test. Sipas Seehoferit dhe Söderit, në vendkalimet kufitare nuk do të kontrollohen të gjithë, por kontrollet do të jenë në formë sondazhi. Askush nuk dëshiron kontrolle të plota në kufi, shpjegoi Söder.

Vaksinimi

Ndërkohë në Gjermani janë vaksinaur rreth 50% e popullatës që jeton në këtë vend. Por ende nuk është sqaruar deri në fund nëse vërtet edhe personat e vaksinuar dhe të shëruar kanë nevojë për teste negative para kthimit në Gjermani. Kjo do të vendoset së shpejti, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha me triumfalizëm se në Gjermani janë vaksinuar ndërkohë më shumë se gjysma e popullatës.

Kohët e fundit është ngadalësuar procesi i vaksinimit, përkundër faktit që në qarkullim ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Në politikën gjermane po diskuktohet me të madhe për mundësinë e stimulimit të vaksinimit apo duhet të aplikohen detyrime të tjera për ata që nuk janë vaksinuar. Në disa vende të tjera kërkohet vaksinimi me detyrim për disa profesione të caktuara. Qeveria federale gjermane ka refuzuar deri tani shprehimisht vaksinimin e detyrueshëm./ DW

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

November 24, 2026
SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In