• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brenda llojit, lufta është më e ashpër: Rraja i “vodhi” vota Ramës. Ja deputetja që “vodhi” Bashën e Berishën

by Java News
21/10/2021 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rinumërimi i disa kutive të 25 prillit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbuloi se partitë në fakt nuk i kanë rënë në qafë njëra tjetrës. Ndonjë diferencë, 1, 2 apo 5 vota konsiderohet gabim njerëzor.

Por, kur janë hapur kutitë e kandidatëve, situata nuk ka qenë aspak e tillë. Numëruesit kanë abuzuar apo vjedhur vota, duke ja hequr një kandidati, dhe duke ja shtuar padrejtësisht një tjetri.

Kjo konfirmon se komisionerët i kanë mbajtur sytë hapur, e nuk kanë lejuar që votat e partive të vidhen, por kur kanë numëruar shpërndarjen e votave për kandidatët e së njëjtës parti, numëruesit kanë mbyllur sytë, dhe kanë lejuar që secili të menaxhojë partinë e vetë, duke lejuar edhe shkeljet.

Në gjithë sa është rinumëruar deri tani nga KQZ, deputeti që ka përfituar më shumë vota të padrejta, është demokrati Zef Hila në Shkodër. Në vetëm 40 kuti të hapura, atij i janë dhënë 104 vota më tepër, të cilat i hanë hequr kryesisht drejtuesit të listës, Helidon Bushati.

Ndërsa mes socialistëve, vihet re se më shumë vota të të tjerëve janë regjistruar për Eduard Shalsin. Ai ka 86 vota të padrejta, ndërsa 20 vota plus ka edhe Elisa Spiropali. TË vjedhurit më të mëdhenj nga PS në Tiranë, janë Fatmir Xhafaj me -43 vita, dhe Belinda Balluku me -30 vota.

Viktima të tjetërsimit të votave janë edhe kryetarët e partive.

Me aq kuti sa janë rihapur në Durrës, Edi Rama ka -11 vota, të cilat, duke se kanë shkuar kryesisht për Rrahman Rrajën, i cili rezulton të ketë marrë 19 vota më shumë se sa i takonin.

Imunitet nuk kanë pasur as Basha e Berisha. Bashës i janë hequr 21 vota, ndërsa Berishës 11. Ajo që dukshëm ka marrë vota të padrejta nga PD në Tiranë, është Ledina Fratari, me 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani, raporton abcnews.al

Këto janë vetëm maja e ajsbergut, pasi kutitë e hapura janë vetëm pak nga totali i tyre. Gjithsesi, kandidatët në vetvete nuk do të mbajnë përgjegjësi për këto tjetërsime. Do të jetë KQZ që do të vendosë masën e ndëshkimit të numëruesve, me gjobë, apo kallëzim në prokurori./m.j

      

Next Post
Vranësira dhe erë/ Ja parashikimi i motit për sot

Dimër në fundjavë! Flet meteorologia: Çfarë do të ndodhë me motin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In