• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Brenda dy ditësh vijnë të tjera vaksina”, fasha e vaksinimit ulet në +50 vjeç

by A R
18/06/2021 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka  njoftuar këtë të premte se në dy ditët e ardhshme pritet që të vijnë sasi të tjera vaksinash që përfitohen si pasojë e kontratrave të ndryshme.

Ajo u shpreh se fillimisht do të vijnë 100 mijë vaksina Coronavac ndërsa të hënën sasia tjetër e dozave Pfizer. Ministrja u shpreh se me këtë lëvrim do të ulet në 50 vjeç mosha e të vaksinuarve.

“Ne jemi duke punuar që gjatë sezonit veror të kemi vëmendje të posaçme tek vaksinimi. Ashtu sikurse përgjatë gjithë këtyre muajve, jemi duke punuar për të patur një intensitet dhe ritëm të latrtë të vaksinimeve. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi sërish një lëvrim të kontratave të vaksinave të lidhura. Do të jenë 100 mijë vaksina Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme ndërkohë 11 700 vaksina Pfizer pritet që të mbërrijnë ditën e hënë. Me këtë mbërritje të vaksinave do të mundemi që të zgjerojmë fashën e vaksinimeve sipas kalendarit tonë dhe planit duke e ulur në 50 vjeç dhe duke ia dedikuar si fillim atyre që kanë sëmundje kronike një vaksinim të shpejtë”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore Mali i Robit në Golem, një prej zonave me fluksin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror, Ministrja e Shëndetësisë tha se 29 qendrat shëndetësore verore kanë nisur të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Prej datës 15 Qershor kemi hapur 29 qendra shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, ku ndër të gjitha shërbimet që ofrojnë këto qendra, kemi shtuar edhe shërbimin e testit të shpejtë, një shërbim i cili do të garantojë kapjen në kohë të rasteve me Covid19 dhe menjëherë do të informohet Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për ndjekjen e rasteve, izolimin e tyre”, tha Manastirliu.

Në qendrat shëndetësore verore janë 170 mjekë dhe infermierë të trajnuar në shërbim 24 orë për pushuesit dhe turistët. Strukturat e shëndetësisë kanë marrë masat për të garantuar barnat dhe materialet mjekësore për rastet e urgjencës, ndërsa rrjeti i autoambulancave është organizuar edhe me 14 postacione fikse pranë zonave turistike, për akses më të shpejtë në shërbim.

/a.r

Next Post
RRËFIMI / E njohim si aktor, por Mevlan Shanaj ka studiuar për mjekësi dhe ka punuar në spital

RRËFIMI / E njohim si aktor, por Mevlan Shanaj ka studiuar për mjekësi dhe ka punuar në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

February 12, 2026
Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

February 12, 2026
Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

February 12, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 12, 2026
I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

February 12, 2026
Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

February 12, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit, mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

February 12, 2026
Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In