Deputjetja demokrate, ish-Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit demokrat Jemin Gjana se po tentojnë ti marrin drejtimin e PD-së Lulzim Bashës sëbashku me zërat e tjerë kritikë brenda kësaj partie.
E ftuar në intervistën e lajmeve të orës 20:00 në Ora News, Bregu tha se Basha është bashkëpronar i PD me të gjithë deputetët dhe anëtarët e tjerë demokratë.
Bregu insiston se PD duhet të shohë problemin edhe tek vetja për humbjen në Dibër, megjithë problematikat që kanë denoncuar kolegët e saj për proçesin.
Siç thotë Bregu, “nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kolegë të cilët kanë përfituar nga situatat konfliktuale në PD. Psh Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë”.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Njiheni si një nga zërat kritik brenda partisë bashkë me deputetin Eduard Selami dhe Dibra e tregoi këtë më së miri, zëri i juaj ishte i fortë kur thatë: Ne humbëm, PD humbi në Dibër pavarësisht kanabisit, drogës, krimit, që elementë të tjerë të partisë deklaruan publikisht.Zoti Jemi Gjana në një intervistë për një nga mediat shqiptare ka thënë se është në planet tuaja, në ambicien tuaj, ju dhe zoti Selami për të marrë partinë nga Lulzim Basha. I keni këto ambicie?
Bregu: Nuk besoj se zoti Gjana është aq i vogël sa të mos ketë mundësinë që të kuptojë dhe ta shohë situatën si është realisht. Për më tepër është një njeri i cili.., është një njeri partiak, e njeh partinë, e njeh dhe sesi funksionon. Mua nuk më shoqërojnë deklaratat e askujt, sigurisht as të kolegëve dhe as të atyre që mendojnë se po them një gjë që nuk qëndron. Vazhdoj ti qëndroj me bindje të plotë asaj që kam thënë dhe deri këtu nuk ka asnjë lajm të ri.Por unë nuk besoj se partitë politike dhe as PD janë të ozurpura. Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike, i pari mes të barabartëve. E thënë ndryshe në këtë merak që paska Jemini se mos po i marrim partinë. Aq sa është “pronar” Lulzim Basha në PD, nëse flitet për koncepte pronësie, megjithëse nuk më duket se është korrekte, po aq jemi të gjithë.Pra jemi të gjithë aksionerë, është pronë e përbashkët, nuk është pronë e askujt.Ndaj askush nuk i merr dikujt një gjë që është e tij sepse unë nuk shoh që PD është e Lulzim Bashës, them që PD është e demokratëve. Nuk besoj se ne nuk duhet të mos flasim duke menduar se po ndjehet keq apo nuk po i vjen mirë për momentin kryetarit të PD apo nuk i vjen mirë dikujt tjetër. Megjithatë nuk besoj se ka ndonjë vlerë ky debat. Unë vazhdoj të besoj se në bindjen time të plotë PD ka nevojë për të parë dhe nga vetja. Nuk u heq asnjë presje atyre deklaratave që janë bërë për zgjedhjet në Dibër nga kolegët e mi, për të gjithë problematikat që kishte Dibra. Por më vjen keq por unë nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kolegë të cilët kanë përfituar nga situatat konfliktuale në PD. Psh Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë, nuk ka asgjë të keqe as këtu që të jesh gjithmonë në krah të kryetarit dhe nëse e mbështet tani… Unë besoj që çdo kryetar partie, sikurse secili nga ne ka nevojë të mendojë qoftë edhe sikur të jetë një ide që të mos jetë ideja që i kalon në kokë gjithë ditën apo një mendim tjetër. A nuk bëjmë këtë të gjithë çdo ditë? A nuk ulesh për një kafe me miqtë për të diskutuar për një çështje të cilën e ke problem, e ke hall në familje? Me kë ndahet? A nuk ndahet me njerëzit e shtëpisë të parët, ndahet me njerëzit e tu.Nuk pres të jetë një situatë kaq e nderë sa kush flet të konsiderohet si armiku i klasës dikur. Nuk e kam pasur kurrë këtë koncept, nuk arrij dot ta ndaj me askënd. Nëse dikush e sheh kështu është puna e tij por ky nuk është problemi im.
Zgjedhjet 2017, kostoja për kritikat
Gazetarja: A do shërbejnë zgjedhjet 2017 si një test për demokracinë e brendshme të PD? Duke pasur parasysh shumë aludime në media që zëri kritik përgjithësisht injorohet më pas.
Bregu: Unë nuk e shoh këtë problem vetëm të aludimeve në media sesa e shoh një problem të mënyrës sesi funksionojnë partitë politike. PD nuk është e ndarë nga mënyra sesi funksionojnë partitë politike në Shqipëri. Në rast se partitë politike do të ishin me të vërtetë oazet më të pastra dhe më të mira të mendimit dhe diskutimit të lirë atëherë nuk do të kishte nevojë as për fondacione pranë partive politike, sot PD psh ka Fondacionin për Liri dhe Demokraci.Nuk do të kishte nevojë as për ekspertë për të organizuar tryezat që organizojnë partitë politike për programin sepse ne do ishim të mjaftueshëm për veten. Unë nuk e shoh partinë të shkëputur nga sfidat që ka sot politika jo vetëm në Shqipëri por sigurisht edhe në shoqëri të tjera.Shto shoqërinë shqiptare që ka edhe shumë probleme të tjera sepse zakonisht pjesa sipërfaqësore apo tendenca për të rendur vetëm pas titujve na e bën më të vështirë të kuptuarit të fenomenit në terësi. Besoj që detyra kryesore e jona që jemi anëtar të PD deri në 2017, është me kosto të kurajos personale apo jo, gjithësecili e zgjedhim vetë, të mundohemi që në 2017 PD të ketë një rezultat që të jetë ai rezultat që presin jo vetëm demokratët, por të gjithë ata të tjerë qytetarë të cilët nuk do të votojnë më për koalicionin qeverisës apo PS. Kjo duhet të jetë sfida e gjithësecilit. Dikush mund të mendojë se rruga më e mirë është për të pritur, për të heshtur dhe për t’i qëndruar një linje zyrtare dhe jam krejtësisht dakort, është zgjedhje e gjithësecilit.Por askush nuk mund të më bëjë me faj mua dhe nuk mund të lejoj askënd që të më bëjë të ndjehem keq për faktin sepse them ca gjëra që ekzistojnë.
Hapja e negociatave, Bregu: Duhet për të kontrolluar abuzimet e qeverisë
Gazetarja: Çfarë do t’i sillte hapja negociatave vendit?
Bregu:Pak kuptohet nga qytetarët në një qytet të Shqipërisë se çfarë do të thotë për proçesi i integrimit europian në rast se është i papunë, në rast se nuk ka shërbimin e duhur shëndetësor, në rast se konfliktuohet apo nuk merr arsimin e duhur për fëmijët. Çdo gjë u duket fjalë në erë. Besoj se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i sigurt në rast se ne kërkojmë zbatim të standardeve vetëm në parim. Që standardet të monitorohen një nga një, që të shihet nëse ato standardet e mjedisit, ai ligji i menaxhimit të mbetjeve që u votua në Parlament është një ligj që duhej rikthyer për votim në Parlament tani. Me të vërtetë Shqipëria ka tani standarde më të mira mjedisore sot, apo të kontrollit dhe të garantimi që nuk do të ketë hyrje të materialeve problematike në vend? Në rast se do të bëhet fjalë për monitorimin e situatës dhe sigurisë në vend, ne themi dhe ju dëgjoni çdo ditë nga opozita për masivitetin dhe shtrirjen e kanabisitt në të gjithë Shqipërinë. Po në rast se do duhet të flasim për lidhje të krimit me politikën, faktuale mënyra më e vetme për të pasur më shumë presion ndaj politikanëve vendas, ndaj qeverive tona të cilat në vendet tona, në Shqipëri, nuk janë kurrë demoratike mjaftueshëm, garancia e vetme sot është garancimi i një monitorimi rigoroz dhe të shpeshtë.Një monitorim rigoroz dhe të shpeshtë nuk e bën dot me statusin e vendit kandidat. Statusi i vendit kandidat është si unaza e fejesës që të vihet në gisht por nuk të ka garantuar të ardhmen tënde të sigurt drejt një martese të lumtur.Kontrolli i vërtetë fillon me proçesin e hapjes së negociatave. Sepse çdo kapitull do të fillojë, do të negociohet dhe do të shikohet. Shqipëria duhet të paraqesë pozicionin e saj, kur të hapë negociatat duhet të ketë një qëndrim të saj se cili do të jetë prioriteti kombëtar. Ju dëgjoni sot që qeveria njëherë thotë se ka prioritet bujqësinë, një herë turizmin, një herë energjinë. Asnjë nuk di sot se cili do të jetë prioriteti ynë kombëtar për të mbrojtur pozitat e Shqipërisë.Mundësinë për të shkuar në detaje dhe për ti dhënë garanci dhe opozitës dhe për ti hequr nga dora mundësinë e abuzimit që bën qeveria e krijon vetëm proçesi i hapjes së negociatave. Ka dy palë. Qeveria mund të jetë e interesuar për hapjen e negociatave sepse i duket se do të jetë një investim për punën e saj. Unë nuk e shoh kështu dhe më takon të mos e shoh kështu nga ana e opozitës. Mua më intereson proçesi i hapjes së negociatave sepse Shqipëria do të ketë vëmendje më të madhe për të mos pasur ato abuzime me reformat siç kanë ndodhur deri më sot.
Ligji i importit të mbetjeve, Bregu: Pres që Nishani mos ta dekretojë
Gazetarja: Prekët ligjin e mbetjeve, zoti Basha tha sot se ligji i hartuar në kohën kur ju ishin në pushtet dhe u anullua menjeherë sapo Kryeministri Rama erdhi në detyrë ka qenë i gabuar. Tha gjithashtu se do të përdorë çdo mjet kushtetues për të anulluar këtë ligj.
Bregu: Në 2011, kam qenë Ministre e Integrimit në atë, ligji ëhstë miratuar me të vërtetë me shumë debate, edhe me protesta nga shoqëria civile, pavarësisht se kishte pasur konsultime. Por ajo që bëmë ne në 2011, jo pala shqiptare, por me asistencë të huaj, nga BE. Ka qenë një asistencë shumë e mirë pranë Ministrisë së Mjedisit, IMPAEL, nëse nuk gabohem. ne reduktuam listën e mbetjeve që hynin në Shqipëri. Në 2002, në qeverinë e Fatos Nanos kishte një katalog liste mbetjesh ku në Shqipëri hynin nga elementë të rrezikshëm si arseniku, mbetje indesh njerëzore, apo kashësh. Të gjithë ata elementë që janë problematikë dhe nuk janë në listën e gjelbër të BE. Duke sjellë dhe miratuar në parlament ndryshime ligjore të cilat lejonin hyrjen në Shqipëri vetëm të 55 artikujve që ishin pjesë e listës së gjelbër. Deri këtu ligji nuk kishte asgjë të gabuar, përveçse përmirësoi dhe i dha garanci më shumë që mos të kishte hyrje të materialeve të dëmshme. Çështja është: A është Shqipëria e 2016 një vend më i sigurt se Shqipëria e 2011? Kam përshtypjen që jo. Dhe kësaj pyetje asnjë shqiptar nuk mund ti thotë po, Shqipëria është një vend më i sigurt sa të mos ketë frikën se çfarë mund të ndodhë nesër.
Gazetjarja: Besoni se Presaidenti Nishani nuk do ta dekretojë këtë ligj?
Bregu: Nuk jam këtu as për të parashikuar dhe as për të shpresuar se çfarë do të bëjë Presidenti. Në rast se do të ecim me të njëjën logjikë që ka ndodhur në 2011, nisur dhe nga presioni i shoqërisë civile, pres ose mendoj që Presidenti Nishani mund të mos e dekretojë ligj