Gazetarë të ndryshëm po udhëtojnë drejt rajonit tonë. Falë një iniciative të Majlinda Bregut në krye të RCC, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, gazetarë të logove të mëdha si Euronews, Al Jazeera dhe të tjerë po ftohen për të parë me syrin e kamerës rajonin, si një stacion turizmi.
Në një intervistë të fundit për Euronews Bregu tregon se historia e rajonit, bukuritë natyrore, kultura janë një thesar i humbur.
Në fakt gazetarët në përgjithësi kanë udhëtuar në Ballkan sa herë ka konflikte dhe luftëra dhe tani duket se luftën do duhet ta bëjmë me mentalitetin dhe me bindjen se ky është një vend që duhet të hapet për botën për më të mirën që ka.
RCC ka ndërmarrë disa nisma që promovojnë rajonin, siç është ajo e konkursit për foton më të mirë nga rajoni.
/a.rada