• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë

by Java News
14/11/2023 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

RCC prezanton edicionin e tretë të sondazhit të opinionit publik, mbi çështjet e sigurisë SecuriMeter

Romë – “Migrimi po bëhet një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme, sepse vendet tona po zbrazen. Po flasim jo vetëm për ata që rezultojnë në fluksin e migrantëve që hyjnë në rajonin tonë, por edhe për shkak të emigrimit nga rajoni ynë drejt perëndimit. Prandaj, termi “sfidat e sigurisë” po ndryshon kuptim në mënyrë dramatike. Sfidat  e sigurisë nuk janë vetëm zgjidhja apo parandalimi i konflikteve, ndryshimet klimatike dhe katastrofat, spiunazhi dhe problemet reale të jetëve njerëzore por edhe gjetja e mënyrave se si të ndalojmë rrjedhen e trurit njerëzor nga rajoni ynë.” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së tetë të Koordinimit Rajonal të Sigurisë sot në Romë.

Edicioni i tretë i sondazhit të opinionit publik të RCC SecuriMeter është prezantuar në Konferencë, duke zbuluar se çfarë mendojnë qytetarët e rajonit për çështjet e sigurisë.

“Shqetësimet kryesore të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Më shumë se 60% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e rendisin krimin e organizuar si shqetësimin kryesor të sigurisë, i cili shkon paralelisht me korrupsionin, me 55% të qytetarëve të rajonit që besojnë se niveli i korrupsionit është rritur. Kur flasim për migrimin, 70% e qytetarëve tanë pajtohen se rajoni ynë duhet të strehojë emigrantët që kanë nevojë për mbrojtje, por shumica, 80%, beson se BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndarë barrën. Bashkëpunimi rajonal edhe në këtë fushë mbështetet në masë të madhe, pasi 73% janë të mendimit se thellimi i bashkëpunimit rajonal për të kontrolluar kufijtë mes Ballkanit Perëndimor si një rajon është një mënyrë për të menaxhuar migracionin e parregullt”, shtoi Bregu.

SecuriMeter u krye midis 14 majit dhe 2 qershorit 2023 midis 6,023 njerëzve të rajonit. Të dhënat tregojnë se shumica e emigrantëve potencialë nga rajoni ynë, 62% e tyre planifikojnë qëndrime afatgjatë jashtë vendit për vite ose përgjithmonë. Pothuajse gjysma e qytetarëve tanë, 47% besojnë se dezinformimi shkakton më shumë dëm në provokimin e urrejtjes dhe mendimeve përçarëse. Ata mendojnë se mediat sociale janë ato që kanë më shumë gjasa të përhapin lajmet e rreme – 46%, e ndjekur nga afër nga gazetarët me 44% dhe politikanët me 38%.

E gjithë baza e të dhënave SecuriMeter është e disponueshme këtu.

“SecuriMeter tregon shumë tendenca shqetësuese, nga migrimi te frika e luftës, siguria kibernetike dhe dezinformimi. Të gjitha këto sfida do të kenë nevojë që ne të investohemi drejt përpjekjeve edhe më të forta, që t’iu përgjigjemi atyre. Duhet të jetojmë shumë afër njëri-tjetrit, t’i trajtojmë këto sfida si një çështje që na përkasin të gjithëve njësoj, duke e forcuar kështu edhe më shumë bashkëpunimin tonë rajona”, përfundoi Bregu.

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, fjalën hyrëse e mbajtën Raffaele Grassi, Zëvendës Shef i Policisë, Ministria e Brendshme e Italisë dhe Andrea Cascone, Drejtor i Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit – Drejtoria e Përgjithshme për Bashkimin Evropian – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.

Konferenca dy-ditore do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor, duke shfaqur shtatë panele të lidhura me sigurinë, dhe sesione ndërvepruese, grupe pune dhe mundësi rrjetëzimi. Kjo konferencë synon të nxisë diskutime të thella, të promovojë bashkëpunimin midis palëve të interesuara dhe të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Është një ngjarje vjetore që mbledh të gjithë praktikuesit, organizatat dhe rrjetet rajonale të sigurisë që merren me çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor, në veçanti.

Konferenca e 8-të e Koordinimit të Sigurisë është organizuar nga RCC në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar./m.j

Next Post
Eh, këta serbët e poshtër!

Eh, këta serbët e poshtër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com