• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Potenciali i vërtetë i bashkëpunimit rajonal, qëndron pikërisht tek diversiteti ynë

by Java News
23/10/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, e ftuar në një leksion të hapur, në Kolegjin e Evropës në Bruges

Bruges – “Ballkani Perëndimor është si një kanavacë ku përfshihen të gjitha nuancat e historisë dhe diversitetit, është si një sixhade gjuhësh, kulturash dhe konfliktesh të dhimbshme. Por, pikërisht në këtë diversitet qëndron potenciali i vërtetë për bashkëpunim. Ballkani Perëndimor është Evropë. Duke qenë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re.

Ne kemi një rajon me një rrjet të dendur iniciativash bashkëpunimi, me vizione të përbashkëta strategjike, që kanë gjetur mbështetje të fortë publike dhe besim në bashkëpunimin rajonal. “Ajo për çfarë kemi sot nevojë është forcimi i një mentaliteti të ri mbi zgjerimin, ose vendosja e një fokusi të ri tek reformat e brendshme, integrimi më i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.” tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, gjatë leksionit të saj, si e ftuar në Kolegjin e Evropës në Bruges.

“Zvogëlimi i distancës me BE nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin dhe anëtarësimin, siç na është thënë prej vitesh, por me afrimin përmes projekteve dhe politikave konkrete. Si përfitim të tërthortë mund të kemi që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të bëhen lojtarë më të mëdhenj e më ndikues në terrenin ndërkombëtar.  Një Evropë me fokus te qytetari, e përshtatur dhe e reformuar me rajonin tonë të vendosur fort në krahun e saj, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë për të gjithë kontinentin dhe më gjerë.” përfundoi Bregu gjatë leksionit të saj.

Para ligjëratës dhe diskutimeve të studentëve, Sekretarja e Përgjithshme u takua me rektoren e Kolegjit të Evropës, Frederica Mogherini, për të diskutuar për bashkëpunimin dhe planet e së ardhshmes të Kolegjit.

Kolegji i Evropës, i themeluar në vitin 1992, aktualisht i vendosur në dy kampuse, në Bruges dhe Natolin, do të hapë kampusin e parë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që nga viti i ardhshëm shkollor. Pranimi i aplikimeve është hapur gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë javën e kaluar./m.j

Next Post
Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, rinis seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, rinis seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In