• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu ministre, diversion djathtas apo një veprim i mençur?!

by S M
26/08/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pasur shumë reaksion në opinionin publik dhe në rradhët e opozitës, në lidhje me lajmin e pakonfirmuar të një ftese që ish-ministrja e integrimit dhe ish-deputetja e PD Majlinda Bregu ka marrë, për t’u bërë pjesë e kabinetit Rama 2. Vetë Bregu ka hedhur deri tani poshtë kategorikisht çdo ftesë të kësaj natyre, por nuk është shprehur hapur nëse do ta pranonte ose jo një kërkesë të kryeministrit Edi Rama për t’u bërë pjesë e ekzekutivit të ri.

Deri këtu duke sikur nuk ka ndonjë fabul të vlefshme për t’u komentuar, përpos asaj që mund të thuhet në parim për një rrethanë të tillë disi të pazakontë. Gjithnjë në rast se ajo do të rezultonte e vërtetë (është me rëndësi që kjo të nënvizohet me bojë të zezë)! Majlinda Bregu ka qenë në vitet e fundit një figurë qëndrore e ekzekutivit të djathtë dhe më pas, e grupit parlamentar të opozitës. Gazetare dhe aktiviste e spikatur e shoqërisë civile, ajo diti të krijojë me kalimin e kohës një profil politik të identifikueshëm dhe që dilte jashtë formatit zyrtar të opozitarit të sotëm. Ajo pati një spostim gradual në vitet e fundit, drejt një qëndrimi gjithnjë e më të moderuar brenda Partisë demokratike, e kjo i detyrohej edhe faktit se ajo u mor gjatë me procesin e integrimit, si në qeveri ashtu dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Afrimi i zgjedhjeve dhe dalja kundër kreut të PD Lulzim Basha e vuri edhe më shumë në dukje profilin publik të Bregut, prej nga rrodhi edhe përjashtimi që lideri demokrat i bëri nga lista e deputetëve të 25 qershorit.

Një afrim i mundshëm i Majlinda Bregut në qeverinë Rama, në rrethanat e mësipërme, do të përbënte një surprizë të vogël për veshët e shqiptarëve, të mësuar me zhurmën e të enjteve parlamentare. Rreshtimi i saj në qeverinë kundërshtare do të ishte edhe një thyerje psikologjike për “doket” politike shqiptare. Reagimet e disa përfaqësuesve të së djathtës janë vetëm paradhoma e dallgëve që mund të krijojë një lëvizje e tillë hipotetike në parlamentin e shtatorit. Megjithatë një gjest i tillë nuk do të vinte në tokë shterpë, edhe në ambjentin shqiptar, ku prej vitesh figura të rëndësishme të së majtës parlamentare kanë kaluar djathtas, sa herë që Berisha dhe PD kanë qenë në vështirësi numrash. Zgjedhja e Bamir Topit President dhe muajt e fundit të qeverisë së djathtë në pranverën e 2013, janë dy rastet më flagrante të aleancave fluide.

Nga ana tjetër një precedent Bregu në qeverinë socialiste, do t’i ngjante për së largu rastit Kouchner në Francë, kur eksponenti i famshëm i së majtës bëri fushatë në favor të kandidates socialiste Segolene Royal, e më pas, kur president u zgjodh i djathti Nikolas Sarkozy, pranoi ftesën e këtij të fundit për t’u bërë ministër i tij i jashtëm.

Duke e zhveshur mundësinë e një ftese për Majlinda Bregun në qeverinë e ardhshme nga dozat e gossipit dhe të zhurmës politike e mediatike, mund të thuhet se një figurë e njohur e së djathtës e ftuar nga Rama në sfera të tilla si integrimit europian, do të ishte një lëvizje e zgjuar që do të merrte jo pak duartrokitje në Bruksel . Me Bregun ministre integrimi (materie që ajo e njeh më së miri), Shqipëria do të jepte mesazhin se procesi i afrimit të vendit drejt Bashkimit Europian është një çeshtje e të gjitha palëve, e jo vetëm e një krahu politik.

Javanews.al

Next Post
Gjermania e prerë: Turqia s’pranohet në BE

Gjermania e prerë: Turqia s’pranohet në BE

Comments 1

  1. Mondi Hajro says:
    9 years ago

    Do ishte zgjidhja më e zgjuar për mendimin tim, është personalitet i kompletuar për mendimin tim

    Reply

Leave a Reply to Mondi Hajro Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In