• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’. Ofrojmë arkitekturë sa gjithë Europa bashkë

by A R
06/06/2025 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

“Ndodh që sot është Bajram, një ditë e shenjtë, festë kombëtare që pritet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimit të tyre. Në një ditë të rrënjosur që u përket të gjithëve, e mbi të gjitha kujtesës së përbashkët shpirtërore të njerëzimit, një histori që rrugëton në kohë, e që mbërrin me një rëndësi të patjetërsueshme në zemër të asaj që jemi sot. Ibrahimi, ka një vizion që përsëritet, kur një ëndërr shndërrohet në udhëzim, në një mesazh e urdhër hyjnor. Bëj si je urdhëruar, do më gjesh nga të duruarit! E kështu Atë e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por në paqe. Besim rrënjësor e ashtu siç në momentin që ngrihet tehu, shfaqet një qingj, profecia përmbushet jo përmes vdekjes, por dorëzimit”.

“Posesiviteti, iluzioni e kontrolli e çka mbeti ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha. Lidhja mes ëndrrës e besimit, kjo është ajo që festojmë sot. Jo pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë. Jo ofrimin e mishit, por të vetes. Të gjithë e dimë, Shqipëria është një vend që tërheq arkitektët më vizionarë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Këtë festival të arkitektëve e cilësoi një “Bajram shpirti”. Sipas tij, kjo fushë ka prekur majat në vendin tonë, edhe në raport me kontinentin.

“Miq të dashur të ftuar, arkitektë, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë këtu, në zemrën pulsuese të Tiranës, në një Shqipëri që ofron arkikteturë sa gjithë Europa bashkë. Nisim një aventurë të re, për të ofruar një hapësirë në formë shpirtërore, ku dëgjohen arkitektët. Hapi tjetër për t’u hedhur apo për t’u shmangur”, shtoi më tej.

Emrin e festivalit e përshkroi kështu:

“Jemi këtu për të vënë një bast shumë të fortë, si një katalizator në një shoqëri që duhen rinegociuar marrëdhëniet. Kemi gjetur një emër për hapësirën që kemi nisur të krijojmë, Festivali “Bukë e Zemër”. Kjo shprehje është trinia e shenjtë e Shqipërisë, një kod nderi për të mirëpritur udhëtarë e të huaj, jo më pak së bukë për stomak, kripë për shije e çka ka më rëndësi, zemër!”, tha kreu i qeverisë.

Për të, arkitektura nuk duhet të shërbejë vetëm si strukturë betoni, por si shtyllë mirëkuptimi.

“Ky nuk është vetëm kremtim arkitekture, por një konstrukt njerëzor i ndërtuar mbi rrënojat e asaj që kemi trashëguar. Ajo që është më urgjente, të kujtojmë ta ndajmë këtë hapësirë, ashtu sin ë lashtësi ndërtuan tempuj, apo ata që mbi rrënojat e luftës ndërtuan jo vetëm shtëpi, por edhe shpresa”, theksoi kryeministri.

Next Post
Në vend të debatit shterpë mbi mandatin e prokurorëve të SPAK mendoni…

"Kush të tha të flasësh", Manjani: Si ika nga PS pasi e quajta Ramën 'kalë karroce' dhe mesazhi i Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In