• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush të tha të flasësh”, Manjani: Si ika nga PS pasi e quajta Ramën ‘kalë karroce’ dhe mesazhi i Metës

by A R
06/06/2025 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rrëfeu për herë të parë me detaje marrëdhënien me Edi Ramën, debatet në mbledhjet e qeverisë dhe arsyet që çuan në largimin e tij nga posti qeveritar në vitin 2015.

“Kam bërë debat për çdo projektligj dhe projektvendim, si me Ramën, ashtu edhe me të tjerët. Rama nuk ishte entuziast që unë të isha pjesë e kabinetit, për shkak të një përplasjeje që kishim pasur më herët,” – u shpreh Manjani, duke theksuar se përkundër mospëlqimit të Ramës, ai u bë ministër i Drejtësisë si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Manjani kujtoi me respekt se opozita e PS-së para vitit 2013 kishte një standard të lartë etike dhe përgatitjeje.

“Çdo fjalë e Partisë Socialiste në opozitë ishte e peshuar mirë. Nuk mund të flisje me ndjesi personale. Kishte staf përgatitës dhe një fjalor të kujdesshëm juridik, Ky ishte meraku i Ramës” tha Manjani, duke shtuar se pikërisht nga Rama kishte mësuar mënyrën e të folurit publik, ndërsa nga Fatos Nano thelbin e të bërit politikë.

Në pyetjen e Qafokut për ndarjen me Edi Ramën, Manjani sqaroi:

“Nuk kemi pasur asnjëherë përplasje personale apo profesionale. Thjesht rrugët ndahen. Në PS pas vitit 2009 pati një debat. Unë nuk isha pjesë e ndonjë grupimi, por bëra një deklaratë që u keqinterpre­tua.

Thashë: “Nëse është për të kritikuar, le të kritikojmë Ramën për të shpëtuar PS-në. Por Rama është kali i vetëm që mund ta tërheqë këtë karrocë.” Kjo deklaratë u fry dhe keqkuptua.”

Ish-ministri rrëfeu se përplasjet e tij me Ramën ishin të shpeshta dhe përfundimisht të papajtueshme me bashkëdrejtimin e qeverisë.

“Ishte një papajtueshmëri midis dy shefave të koalicionit, Ramës dhe Metës. Në fund shefi im, Meta, u dorëzua dhe më hoqën. Kur më tha Meta: ‘Kush të tha të flasësh?’, aty e kuptova se punët ishin ngatërruar” – përfundoi Manjani.

Next Post
“Mos bëj viktimën, nuk jam Goni”, Haxhiu përplaset me Shehajn: Rama është më intelektual sesa ti!

"Mos bëj viktimën, nuk jam Goni", Haxhiu përplaset me Shehajn: Rama është më intelektual sesa ti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com