• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braziliani i Bolivisë sfidon “Seleçaon” dhe zbulon ëndrrën e tij

by Java News
14/06/2019 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që do të luhet mbrëmjen e sotme (02:30) do të jetë një ndeshje e veçantë për Marcelo Moreno-n. Një sfidë me shije unike dhe me emocione të shumëfishta, një përballje mes së shkuarës dhe së tashmes, mes historisë dhe zgjedhjeve të tij.

I lindur nga një mama boliviane dhe një baba brazilian, ai i ka hedhur hapat e parë si futbollist te të rinjtë e Brazilit, por debutimin e ka bërë më ekipin e parë të Bolivisë. Mbrëmja e sotme do të jetë shumë speciale për të:

“Ndeshja në Brazil kundër Brazilit përfaqëson Kupën e Amerikës së ëndrrave për mua. Gruaja ime është braziliane, babai im është brazilian dhe kam luajtur dhe shënuar për të rinjtë e Brazilit. Jam shumë i lidhur me Brazilin. Është shumë i shtrenjtë për mua, ka qenë vendi që më ka hapur dyert e karrierës në futboll dhe unë jam përgatitur gjithë vitin për këtë turne”.

Marcelo Martins Moreno ka lindur më 18 qershor 1987 në atë që nga vitet ’90 është qyteti më i populluar i Bolivisë. Pothuajse 400 metra mbi nivelin e detit dhe atdheu i Oriente Petrolero, skuadra ku Moreno ka hedhur hapat e parë me një top në këmbë, para se të zhvendosej në vendlindjen e babait, Vitoria.

Ka qenë fillimi i eksperiencës braziliane dhe i endjes së tij të pareshtur nëpër botë. Pas aventurës te Cruzeiro mes 2007-ës dhe 2008-ës, ka qenë Shakhtar Donetsk që e ka marrë në Europë, një skuadër që ka nuhatje për talente brazilianë (ose pothuajse të tillë).

Gjithsesi, në arkivin e sukseseve të Shakhtari-t, për sa i takon zbulimeve të talenteve, blerja e Moreno-s rezulton një dështim. Ai nuk përshtatet, nuk e gjen veten dhe nuk arrin të shprehë talentin e tij (të padiskutueshëm).

Eksperienca e tij në Europë ka vazhduar pa sukses mes Werder Bremen-it, Wigan-it dhe përsëri Shaktar-it. Hidhërimi për rendimentin zhgënjyes i ka shtuar dëshirën për t’u kthyer aty ku gjithçka ka filluar. Kështu, pasi përfundimit të huazimit dhe kthimit në Ukrainë, Moreno është kthyer në Brazil.

Kthimi në atdheun e futbollit ka qenë vendimi i duhur. Moreno është kthyer të ëndërrojë dhe shënojë me Gremio-n, por situata vështirësohet nga disa çmenduri të vogla të tijat, që ndikojnë te marrëdhënia me klubin.

Mbi të gjitha, kartoni i kuq i marrë pas 43 sekondash në ndeshjen kundër Fluminense-s,  në të cilën ka goditur më bërryl një kundërshtar pak metra larg arbitrit. Ai humb arsyen, klubi gjithashtu dhe pelegrinazhi rifillon nga Cruzeiro, Flamengo dhe përsëri Gremio, para se të zbarkojë përfundimisht në kampionatin kinez, ku luan akoma.

“Jam 31 vjeç dhe jam tre gola larg titullit të golashënuesit më të mirë të historisë së Bolivisë. Kam akoma shumë për të dhënë. Objektivi im i madh është ta kualifikoj Bolivinë te Botërori i ardhshëm”, ka thënë Moreno.

Vitet kanë filluar të ndihen, por shpresa dhe vendosmëria janë karakteristikat e tij dalluese. Dëshira për t’i dhuruar vendit të tij një gëzim të papritur është shumë  i madh. Dhe ku i dihet, kjo mund të jetë kthesa në historinë e çuditshme (dhe të çmendur) te Marcelo Moreno. telesport

g.kosovari

Next Post
Gazetari: Shqiptarët e porosisin direkt kokainën në Ekuador me 1 mijë USD kilogramin

Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Shqiptarët nuk e kanë harruar ’97, po plasi lufta, të parat rrafshohen vilat e rezidencat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com