• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brazili anullon vedimin për bllokimin e WhatsApp

by A R
19/12/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e mërkure, vendimi i një gjykate braziliane bëri xhiron e botës. Një trup gjykues kishte vendosur bllokimin e shërbimit të WhatsApp për 48 orë në Brazil për shkak se ekzekutivët e kompanisë nuk ishin përgjigjur vendimit për të ofruar informacion në lidhje me një aktivitet kriminal.

Ky vendim pati efekt domino edhe në disa shtete të tjera të Amerikës Latine si Kili dhe Argjentina. Ndalimi i shërbimit zgjati vetëm 12 orë duke e rikthyer aksesin përsëri në WhatsApp raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Në Brazil popullsia vendase doli në protestë kundër vendimit të gjykatës. Në këtë shtet, WhatsApp është aplikacioni më i përdorur duke rezultuar i instaluar në 92.5 % të paisjeve elektronike sipas SimilarWeb.

Gjatë ndalimit të WhatsApp, rivali Telegram shënoi 1 milion shkarkime në vetëm një ditë në Brazil. Kjo ndodhi ngjalli edhe reagimin e shefit ekzekutiv të Facebook ku tha: “Gjer më sot, Brazili ka qenë një aleat i një interneti të lirë.”

Sipas mediave lokale, çështja kriminale kishte të bënte me një nga bandat e drogës më të rrezikshme të Sao Paolos. Trafikantët besohet të kenë përdorur shërbimet e WhatsApp për të dhënë urdhra kriminalë. WhatsApp nuk i është përgjigjur instancave të larta shtetërore dhe kjo çoi në atë vendim drastik të gjykatës braziliane.

Telekomi Kilian, si një nga më të prekurit nga ndodhi në Brazil, në pronësi të gjigandit Liberty Global lajmëroi se kishte vënë në funksion një lidhje tjetër ndërkombëtare për të ofruar shërbimin e WhatsApp. (PCWorld Albanian)

Next Post

Frroku, betim sipas Kanunit në varrin e të ndjerit Kurti para zgjedhjes deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com