• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: Vaksinohuni! Nuk është e vërtetë që ndikon në ADN dhe fertilitet

by
26/10/2021 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë indikatorët dhe shifrat në vendin tonë nuk janë alarmante sa i takon gjendjes së koronavirusit, por ka rritje të infektimeve dhe shtrimeve në spital. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj njoftoi në Ditari në A2 CNN se vetëm në 24 orët e fundit nga 64 vizita në banesa, 28 prej tyre janë shtruar në spital, por theksoi ai qytetarët ende rezistojnë të shtrohen.

“Indikatorët dhe shifrat nuk janë alarmantë. Të jemi koshiencë të gjendjes ka rritje prej ditësh të të infektuarve, vazhdojnë që thërrasin nga shtëpia, ka qytetarë që rezistojnë shtrimin në spital. Në 24 orë e fundit nga 64 vizita në banese 28 janë dërguar në spital. Vazhdojnë shtrimet dhe janë forma të rënda. 2-3 fishi i tyre është forma e mesme apo e lehtë. Format e lehta janë në një numër të madh. Fakt është që përqindja e infeksionit është rritur disi”.

Shqetësuese për Bratajn, është situata e infektimeve në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht Bullgaria, që ka ezauruar të gjitha terapitë intensive.

“Ajo që shqetëson është rajoni që ka rritje ku shifrat janë alarmante. Në Bullgari dhe Rumani, sot ka Kroacia dhe Sllovenia dhe Serbia që ka pasur ngadalësim të vaksinimit, dhe Mali i zi, Bosnja janë në rritje, por kritike gjendja paraqitet në Bullgari që ka ezauruar të gjitha burimet e terapisë intensive dhe po i dërgon drejt Hungarisë. Rumania ka numra në rritje. Europa e njëjta gjë, Gjermania, Austria, Anglia dhe secili vend po paraqet planet e dimrit për përballimin e pandemisë”.

Por indikatori më i mirë i mbrojtjes në të gjithë botën, është vaksinimi, ku Brataj thekson se të gjitha vendet që kanë përqindje të ulët vaksinimi kanë vdekje më shumë.

“Kosova është indikator më së miri. Kulmi sot është Rusia me 1072 të vdekur dhe me përqindje të ulët vaksinimi as 30%. Të gjitha vendet që kanë përqindje të ulët vaksinimi kanë vdekje më shumë. Nëse do të mbrohesh, do të vaksinohesh. Është treguar më së miri mbrojtja përmes vaksinës. Të vaksinohesh nuk do të thotë të jo të mos infektohesh por të mos rrezikosh jetën”.

Ai apelon për t’ u vaksinuar dhe hedh poshtë zërat që vaksina ndikon në fertilitet apo ADN.

“Dëmtimi në fertilitet dhe ADN nuk është i vërtetë. Efektet anësore dihen, temperatura, dhimbja e kokës që janë reaksion zinxhir që ndodh në organizëm. Por përbërësit e vaksinave janë ndryshuar herë pas herë që të jenë në minimum sa të jetë e mundur”.

Sa i takon mbylljes së kufijve nga Italia, Brataj thotë që çdo shtet merr masa për të mbrojtur qytetarët, por nuk është Shqipëria që është shtet i bllokuar.

“Italia i mbylli kufijtë se ka rritje të të infektuarve, duke parë numrin e rritjes së të infektuarve merr masa. Nuk është Shqipëria që është shtet i bllokuar”.

I pyetur nëse do të kemi rritje për shkak të grumbullimeve në derbin Partizani-Tirana, Brataj shprehet se çdo grumbullim përbën rrezik, por specialistët vetëm këshillojnë, kurse masat duhet t’i marrin institucionet.

“Çdo grumbullim ka rrezikun e përhapjes së infeksionit, specialistët nuk ndalojnë por këshillojnë. Janë masat në fuqi që u takon institucioneve përkatëse t’ i marrin. Rreziku që nga 17 tetor kur  ishin 200 të infektuar filloi rritja me mbi 600 të infektuar sot, për shkak të ndeshjes, tubimeve, politike, shkollave dhe pas 2-3 javësh do ketë rezultate të rritura. Numri më i lartë është në Tiranë kur jemi edhe më të imunizuar”.

/b.h

Next Post
Zbuloi fotot troditëse të djalit të vdekur dhe i bëri publike, nëna shqiptare pritet në Prokurori

Zbuloi fotot troditëse të djalit të vdekur dhe i bëri publike, nëna shqiptare pritet në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In