• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: Vaksina s’ka çip, s’ndryshon ADN-në! Mos u informoni te ‘doktor google’ apo te gjithollogët!

by Java News
14/09/2021 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur dëgjojmë teori të tilla se “vaksina ka cip”, “vaksina nuk të lejon të mbetesh shtatzënë” se “vaksina na ndryshon ADN” të thëna nga njerëz që nuk bazohen në argumente shkencore dhe nuk citojnë asnjë studim, Skënder Brataj në cilësinë e mjekut ka dhënë arsye pse sipas tij vaksina të mbron më shumë, se sa të rrezikon. Si fillim, ai është kujdesur të sqarojë se edhe vetë është një person i vaksinuar ndonëse e ka kaluar COVID-in, gjithashtu janë të vaksinuar edhe familjarët e tij dhe ky është një fakt i mjaftueshëm sipas tij, për të hedhur poshtë teoritë se është i “blerë nga politika”, siç shumë e akuzojnë pas thirrjeve të tij për vaksinim.

Ai thotë se po, ekzistojnë raste që pas vaksinës një person mund të infektohet apo të ndërrojë jetë, por ato janë shumë të rralla dhe ndodh më së shumti atëherë kur COVID ka shkaktuar dëme në organe të tjera si pasojë e sëmundjeve bashkëshoqëruese, siç ishte rasti i fizioterapisti të Kombëtares, Ylli Mihali. Ndalur te vendimi për detyrimin për të bërë vaksinën, ai tha se duhet pasur parasysh se vendi ynë ka dhe 10-të vaksina të tjera të detyrueshme, e ndërsa rrëzon poshtë mitet që po qarkullojnë aq shumë.

“Vaksina nuk të mbron 100%, por 70% nga format e rënda dhe humbja e jetës, mund të ketë pasoja për ato që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.  Asnjë nuk ka garantuar që po bëre vaksinën nuk infektohesh, COVID ka shumë pasoja që japin dëmtime dytësore. Janë raste të rralla, por ky është realiteti. Po bëhen kundërshtime nëse është me detyrim apo jo, por nuk themi sa të dobishme janë vaksinat, llojet e vaksinave, asnjëherë nuk diskutohet çfarë janë këto vaksina, se disa thonë ndryshon ADN, kanë cip.

Kanë si çdo vaksinë siç është serumi që ne marrim, MRNA që shumë e veta e kanë dëgjuar, mënyra e re e prodhimit të vaksinave është prodhimi i sintetike të proteinës spajk që lidhet në proteinën tonë dhe stimulon prodhimin e antitrupave. Nuk e ndryshon me MRNA-ja ADN e një personi, nuk ka cip.  Unë i këshilloj që ta bëjnë vaksinën se ka shumë efikasitet se rreziqe. Nuk po e bën vetëm Shqipëria me detyrim, ne kemi 10 vaksina të detyruara në Shqipëri, për tuberkulozi, polimeliti, fruthi, tetanoz. Nuk doli sot problemi i detyrimit të vaksinës”, tha ai.

Mjeku, njëkohësisht kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se është kundër bërjes së një dozë të tretë të vaksinës, pa u vaksinuar e gjithë popullsia.

“Nuk jam për të tretën pa vaksinuar të gjithë”, tha ai per Report TV.

Madje, Brataj është edhe për vaksinimin e grave shtatzëna dhe këtë e bazon edhe në faktin se gjatë kësaj periudhe ka pasur më shumë bebe prematurë, për shkak të problemeve që mund të ketë pasur nëna gjatë shtatzënisë.

“Është e këshillueshme se evidencat kanë treguar se ka shumë lindje premature, kanë pasur problem nënat gjatë shtatzënisë”, shtoi Brataj.

Kreu i Urgjencës vë theksin se njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë që në simptomat e para, që kur një qytetar ka dyshime, ai thotë duhet të bëjë testin patjetër.

“Kërkesa e ndihmës në momentin e parë, jo mjek gjithollog, me telefon. Mos u informohuni te doktor google apo te gjithollogët. 1984 thirrje, 454 vizita, 115 vetëm për COVID, 59 në spital, se di ose është ulur besimi, ose kërkojnë ndihmë në fazën e rëndë. Delta ka diarre dhe të vjella dhe me shenja të lehta ta bëjnë një test të shpejt”, përfundoi mjeku.

/m.j

Next Post
Ra kjo godinë teatri e Ilir Meta u bë lideri i opozitës!

Pse Sali Berisha duket si një lider i shekullit të kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In