• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: Shumë pacientë kanë simptoma të COVID për një kohë të gjatë, ja çfarë duhet të bëjnë

by
04/06/2021 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shkruar se sindroma të ndryshme të shkaktuara nga koronavirus shpjegojnë efektet afatgjata të infeksionit.

Sipas Bratajt, çdo ditë shfaqen prova të reja, të cilat rezultojnë të pa mjaftueshme për të pasur një model “përkufizimi” të saktë të kësaj gjendjeje.

“Shumë pacientë vazhdojnë të kenë simptoma nga Covid-19 për një kohë të gjatë. Ato ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre, prandaj duhen suportuar në vazhdimësi. Veçanërisht marin një rëndësi të veçantë pacientët me këto probleme ti drejtohen menjëher mjekut të familjes, mjekut psikiatër, psikologut dhe shërbimeve sociale”, shkruan mes të tjerash mjeku.

Mesazhi i plotë:

LONG COVID-19!
*Sindroma të ndryshme të shkaktuara nga Covid-19 shpjegojnë efektet afatgjata të infeksionit.
“Long Covid” përdoret zakonisht në anglisht për të shpjeguar efektet e zgjatura në kohë të sëmundjes nga Covid-19. Çdo ditë shfaqen prova të reja, të cilat rezultojnë të pa mjaftueshme për të pasur një model “përkufizimi” të saktë të kësaj gjendjeje.
Instituti Kombëtar i Kërkimit Shëndetësor (NIHR) në Angli ka bërë një revizion atipik, pasi ka parashikuar bashkëpunimin e espertëve dhe një grupi pazientësh.
Kur merren parasysh provat, është me të vërtetë e rëndësishme ti ruash në vend që të sintetizosh dhe të shikosh prespektiva të ndryshme (epidemiologë, kërkues shkencorë, politikëbërës, profesionistë dhe pacientë), duke shënuar dhe raportuar kur ka mospërputhje midis hipotezave të ndryshme.
-Të jetosh me Covid-19: Përvoja e Julias
Disa përvoja të pacientëve raportohen për rishikim; dikush thekson rëndësinë e të qenit në gjendje për të ndarë përvojën tuaj me të tjerët.
Përvoja është e Julias, e cila për fat të keq nuk mund të konsiderohet paradoksale ose unike:
“Pesë ditë pas bllokimit u zgjova natën dhe mendova” Oh! Unë kam një dhimbje të fytit … Shpresoj të mos jetë virusi. “Dhimbja e fytit vazhdoi për ditët e ardhshme së bashku me dhimbje stomaku dhe një ndjenjë të mbinxehjes pas çdo aktiviteti fizik, megjithëse temperatura ime ishte e lartë, por jo ethe. Pesë ditë pas fillimit të simptomave të mia, burri më njoftoi se ai kishte humbur shijen dhe nuhatjen. “Epo, kështu është” mendova, “duhet të jetë virusi.” Asnjë test nuk kishte në dispozicion në atë moment për të konfirmuar ose përjashtuar sëmundjen. Nga java e katërt fillova të kem dhimbje gjoksi dhe më pas gulçim, gradualisht simptoma të tjera u zhvilluan duke përfshirë gojën e thatë, dhembjen e gjuhës, dhimbjen e kyçeve, lodhjen, skuqjen dhe takikardinë. Javët ishin të frikshme dhe njëpasnjëshme, ndërsa simptomat luhateshin.
Vetëm në mes të qershorit, kur gjeta grupin në Facebook të Long Covid, kuptova se nuk isha vetëm, mijëra njerëz ishin në të njëjtën situatë. Njohja e këtij grupi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.
Pas gati 6 muajsh fillova të ndiej një farë përmirësimi, por edhe nëse bëja diçka distante ktheheshin përsëri simptomat. Nuk mund t’i mbijetoja kësaj pa dashurinë dhe mbështetjen e burrit dhe familjes.
-Më shumë sindroma nga Covid-19 të ndryshme midis tyre

Rishikimi i cituar më sipër sjell një referim të saktë të një studimi italian, të kryer mbi personat që kanë dalë nga një spital në Romë, në të cilin u theksua se:
• 87% e tyre përjetuan të paktën një simptomë 60 ditë pas fillimit të Covid-19
• 55% e personave kishin tre ose më shumë simptoma midis të cilave lodhjen (53%), vështirësi në frymëmarrje (43%), dhimbjen artikolare (27%) dhe dhimbje gjoksi (22%).
• 40% thanë se kishin një cilësi më të keqe të jetës.
Rishikimi thekson se ekziston mundësia që simptomat e përshkruara nga pacientët edhe në studime të tjera, mund të jenë për shkak të sindromave të ndryshme të shkaktuara nga Covid-19:
• Sindroma pas terapis intensive.
• Sindroma nga lodhja post-virale
• Sindroma Long Covid
• Disa njerëz mund të kenë më shumë se një sindromë njëkohësisht.
-Diagnostikimi i tyre është thelbësor për një aktivizim korrekt të mënyrave të trajtimit dhe asistencës post Covid-19.
-Long Covid: konkluzioni i studimeve, reflektimet dhe sugjerimet
Ekziston një “perceptim” aktual dhe i përhapur që njerëzit e sëmurë nga Covid-19 ose shërohen, ose shtrohen në spital ose vdesin brenda një periudhe të caktuar kohe.
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për shumë njerëz që kanë kaluar Covidin ekziston një mënyrë më e ndërlikuar dhe e veçantë për arsye të kohëzgjatjes së simptomave nga sëmundja Covid-19!
Prandaj është shumë e rëndësishme vendosja e një diagnoze të këtyre sindromave post-koronavirus, e cila duhet të njihet nga shërbimet shëndetësore dhe punëdhënësit. Njohja në kohë do të lehtësonte qasjen e këtyre pacientëve për nevojën e mbështetjes ndaj tyre dhe do të ofronte bazën për planifikimin e shërbimeve të përshtatëshme për ata. Edhe pse është shumë herët për të dhënë një përkufizim të saktë, një udhëzues është i nevojshëm për të arritur një konkluzion dhe për të vlerësuar të dhënat klinike në vazhdimësi.
Njerëzit përjetojnë një gamë të gjerë të simptomave luhatëse, multisistemike që duhet të njihen. Një temë e zakonshme është që simptomat lindin në një sistem fiziologjik dhe pastaj zvogëlohen vetëm për t’u manifestuar në një mënyrë tjetër në kohë.
Suportimi i komunitetit duhet të karakterizohet së bashku me kurimin spitalor. Ka ndikime të rëndësishme psikologjike dhe sociale, të cilat nëse nuk menaxhohen mirë, do të kenë pasoja afatgjata për individët dhe për shoqërinë. Shërbimet shëndetësore dhe të ndihmës sociale nuk janë të pajisura për të mbështetur njerëzit që bashkëjetojnë me Covid-19. Nevojitet informacion dhe trajnim i personelit për efektet post Covid në vazhdim. Ekziston një nevojë urgjente për të kuptuar më mirë vazhdimin e simptomave dhe për të siguruar pritshmëri reale në progresion për këta pacientë.
Shumë pacientë vazhdojnë të kenë simptoma nga Covid-19 për një kohë të gjatë. Ato ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre, prandaj duhen suportuar në vazhdimësi. Veçanërisht marin një rëndësi të veçantë pacientët me këto probleme ti drejtohen menjëher mjekut të familjes, mjekut psikiatër, psikologut dhe shërbimeve sociale.
Dr. Skender Brataj

/b.h

Next Post
Balla i përgjigjet Metës: Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore!

Balla i përgjigjet Metës: Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In