• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla i përgjigjet Metës: Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore!

by A R
04/06/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, ku përcolli mesazhe për nevojën për bashkëpunim në politikën shqiptare.

Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” është mikpritës i pelegrinazhit të besimtarëve ortodoksë nga gjithë Ballkani, ndërkohë që tani ndodhen edhe lipsanet e shenjtorit.

“Me vendosjen e lipsaneve ftoj të gjithë besimtarët ta vizitojnë këtë vend të shenjtë, vend i krenarisë sonë në aspektin e traditës qindravjeçare të besimit të krishterë në Shqipëri. Gjej rastin të falënderoj autoritetet më të larta dhe ato vendore të komunitetit ortodoks për ruajtjen dhe vijimësinë e kësaj tradite”, tha Balla.

Ai theksoi se “Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe ne kemi detyrimin që në frymën e kësaj bashkëjetese fetare të punojmë të gjithë së bashku pa asnjë dallim në të mirë të zhvillimit të kësaj zone”.

“Propozimi im ndaj kishës është që pelegrinazhi të jetë 1 javë. Këtu vijnë besimtarë të krishterë nga Mali i Zi, Greqia e Bullgaria. Shën Joan Vladimiri është simbol i mirëfilltë i asaj që ne në Ballkan duhet të kemi, modele të bashkëjetesës dhe integrimit. Modeli i integrimit europian duhet të na orientojë të gjithëve”, tha Balla, ndërsa kërkoi që të rriten kapacitetet akomoduese në këtë destinacion të shenjtë dhe kulturor për qarkun e Elbasanit.

Balla iu përgjigj edhe deklaratës së sotme të Presidentit Meta nga ky manastir, ndërsa tha se, “Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore”.

“Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni”, tha ai.

/a.r

Next Post
Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020

Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com