• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: 96% e të infektuarve po e kalojnë COVID në shtëpi, në vjeshtë presim rritje të rasteve por s’ka izolim

by Ardit Rada
21/09/2020 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjeshta do të sjellë rritje të rasteve, por kjo nuk do të përkthehet në izolim total, si në muajt e fillimit të pandemisë së COVID-19.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv, ka bërë me dije se rikthimi i karantinës totale nuk është një skenar që po diskutohet, teksa thekson se kurba e të prekurve ka qenë stabël.

“Kemi qenë në të njëjtin drejtim, ku të gjithë skenarët janë të parashikuar. Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID.

Që do të ketë me vjeshtën kushtet të tjera, që pritet të rritet numri, nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare. Fakti që është bërë vaksina e turbekulozit, ka pasur më pak raste.

Ardhja e gripit do e përkeqësoj pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë.

Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi”, tha Brataj.

Hapja e shkollave nuk e ka dhënë “ende efektin”. Që do të thotë është ende herët për të përcaktuar nëse rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka ndikuar në rritjen e shifrave. Një gjë e tillë, ka sqaruar Brataj, pritet të shihet nga mesi i muajin tetor, megjithatë theksin e vuri te bashkëjetesa.

“Është një proces dinamik që e ndjekim hap pas hapi. Të gjitha shkollat e kanë në dispozicion se si do të veprohet nëse ka të infektuar, por nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllet një klasë dhe jeta do të vijojë normalisht.

Kjo do të thotë bashkëjetesë.

Jeta do të vazhdojë. Gjendja është stabël nuk ka një rritje shumë të madhe. Nuk kemi pse flasim për shtrëngim masash. 

Dy-tre javë do të presim që të shohim rezultatin e fillimit të shkollës, se brenda një jave nuk mund të ndryshohet. Po vijnë kushtet jo favorizuese e virusit.

Virusi ka ndryshuar sjelljen e tij, ka edhe problemin e virulencës ose mospërqëndrimin e tij.

Simptomatologjia ka ndryshuar shumë, pjesa më e madhe e kalojnë në gjendje të lehtë që tregojnë se nëse kanë 7 mln aktiv sot, 99% janë të formave të lehta”, tha Brataj.

/e.rr

Next Post
Kryemadhi bën fushatë me fëmijë: Është detyra jonë të luftojmë për ta

Kryemadhi bën fushatë me fëmijë: Është detyra jonë të luftojmë për ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In