• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisja erdhi prej karshillëkut anti-perëndimor dhe thirrjeve për dhunë

by Mero Baze
13/05/2017 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmonin pjesmarrjen pas tre muajsh, në protestën e sotme. Pavarësisht dëshirës për t’i dhënë zemër Bashës, shikohet qartë se në protestë, nuk ishin as gjysma e atyre që ishin më 18 shkurt. Dhe ky është bilanci më i hidhur i çadrës së opozitës këto tre muaj, pasi në vend të tregonte fuqinë e çadrës mbi opozitës, dëshmoi dëmin që çadra i ka bërë opozitës.

Lulzim Basha arriti ta kthejë partinë e shesheve dhe protestave, në një “parti çadër” dhe ka gjymtuar shpirtin e protestës së saj.

Edhe pse ka dhjetra arsye përse demokratët e braktisën protestën e Bashës, mendoj se kryesorja është faktori perëndimor. Thirrja zyrtare e Bashkimit Europian për shqiptarët që të votojnë më 18 qershor dhe shpjegimi se lidershipi i Partisë Demokratike nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, tregoi se PD mbetet ende një parti me bërthamë të fortë perëndimore brenda saj dhe votuesit e saj, i bind më shumë thirrja e Perëndimit, se sa lideri i perënduar i tyre.

Një parti e cila ka në bazën militante të saj, ata që kanë shpresuar 50 vite nën diktaturë, se do zbarkonin aleatët, nuk mund ta kuptojë dot sot se si lidershipi i tyre, i fton në një protestë për t’i bërë karshillëk Perëndimit.

Dhe bilanci ishte i qartë. Baza e Partisë Demokratike nuk ka asnjë entuziasëm për t’iu kundërvënë Perëndimit sipas stilit të Sali Berishës, dhe për këtë shkak më me dëshirë ka dalë në protestë kundër Edi Ramës më 18 shkurt, se sa sot.

Brenda tre muajsh, Lulzim Basha ka bërë një demonstrim të përditshëm kundër çdo rekomandimi të Perëndimit për t’u futur në zgjedhje, dhe në vend që pas tre muajsh të bindte shqiptarët se kishte të drejtë, arriti të bindë Perëndimin, se nuk ka asnjë të drejtë.

Kjo u pa sot. Për çdo muaj ai ka zvogëluar Partinë Demokratike dhe e ka katandisur atë në një grusht protestuesish të paguar me para, duke ju hequr ushqimin dhe transportin për të ardhur në Tiranë.

Mes thirrjeve të Bashkimit Europain dhe SHBA kundër bojktoit të opozitës dhe shpjegimeve të përditshme të Lulzim Bashës, demokratët duket se më shumë kanë besuar Perëndimin, se kryetarin e tyre.

Një dështues i madh i protestës ishte padyshim dhe Sali Berisha me retorikën e dhunës. Shikoj se si disa gazetarë me të njëjtin lehtësi që disa ditë më pare i ngrinin kult dhunës, sot i ngrejnë paqes dhe bëjnë sikur askush nuk ka bërë thirrje për dhunë, duke e quajtur dhe lajm të gënjeshtërt atë që është shkruar.

Në fakt thirrje për dhunë kanë bërë gjithë gazetarët pro opozitës, në gjithë gazetat dhe portalet e tyre, dhe i kanë aty ende ta pafshira. Por kryemegafoni i dhunës ka qenë Sali Berisha. Deri dhjetë minuta para protestës, ai ka publikuar thirrje për dhunë dhe lajme idiote, se si është boshatisur qeveria nga frika, e si ja kanë mbathur policët. Brenda këtij fjalori, por me një stil më idiot, ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili e nis fjalinë me stilin “nuk do gjeni vrimë ku do futeni” dhe e përfundon me një budallallëk origjinal duke shtuar se “do t’iu fshij protesta paqësore demokratike”. Natyrisht fjalitë e tij nuk është e detyrueshme të kenë kuptim, por kujtesën nuk na e fshijnë dot. Retorika e dhunës ka qenë dhe arma e vetme që ai tentoi të përdorë deri para protestës dhe kur pa që njerëzit e braktisën, filloi t’i ngrejë kult paqes. Në fakt ajo nuk ishte paqe, por dështim me bisht në shalë, i një strategjie dhune, e njerëzve të patru, që mendojnë se hakërrimat e një plaku të rrjedhur trembin shqiptarët. Sot në mëngjes kishte mijëra makina që dilnin nga Tirana për të ikur në bregdet për t’u relaksuar dhe qindra autobusa që binin në Tiranë, mercenarët e tij. Ajo Tiranë që ikën të relaksohet të shtunën, nuk mund të trembet kurrë nga autobusa që vijnë në Tiranë nga halli i një plaku që kërkon sërisht pushtet. Dhe është pikërisht ky dështim, ky sforcim i tyre, kjo humbje e fuqisë për të kafshuar, që i bën sot të na e paraqesin funeralin e paralajmëruar për qeverinë, si meshë, dhe xhihadistin e tërbuar që thërriste për gjak me thikë në dhëmbë, si prift që drejtoi një meshë. Dhe ai nuk ka problem se e kanë lënë mënd, fuqitë, dhe kujtesa. Atë e kanë lënë njerëzit . Dhe kjo është ajo që po e vret!

Next Post
Universitetet, një këshillë për të rinjtë

Krasniqi: Protesta e sotme ishte partiake dhe më e vogël se e 18 Shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In