• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisi Partinë e Lirisë për PS-në! Braimllari: Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së socialistëve!

by A R
25/03/2025 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endrit Braimllari, kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën për zgjedhjet e 11 majit, foli sot në studion e News 24 për fushatën elektorale të PS-së, ambiciet e tij dhe këndvështrimin që ai ka për zgjedhjet parlamentare.

Braimllari foli gjithashtu edhe për vendimin e tij për t’u larguar nga Partia e Lirisë dhe për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

Ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën.

Sipas tij nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo.

“Rëndësi për mua ka ekipi”, theksoi si.

“Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. 19 vite angazhim në politikë, e kam nisur si anëtar i thjeshtë deri në role drejtuese dhe e di që një person që do të angazhohet, ka 2 elemente, pra kontributi dhe mundësia që të jepet. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari.

Me tej ai u shpreh se PS po shkon në këto zgjedhje me një program të mirëfilltë të integrimit të Shqipërisë në BE.

“PS është një makineri elektorale, një parti shumë e organizuar, që ka disiplinë dhe luan për fitoren e radhës. Fitorja e 11 majit për mua ka një simbolikë tjetër. Pra bëhet për të ndarë Shqipërinë nga politika e vjetër e baltës dhe alternativën e dërgimit të vendit përpara në BE”, tha ai.

Gjithashtu Braimllari tregoi arsyen se pse u largua nga PL.

“Kam më shumë se një vit që nuk angazhohesha në PL. Zgjodha të pozicionohem në mbështetje të PS, e kam vendosur shumë më parë se të isha pjesë e ekipit të PS, dhe u bashkova pikërisht për hapjen e partisë, gjithpërfshirjen, që pasionin tim politik ta ushtroj aty. Unë politikën e kam pasion dhe nuk mund të më ndalte askush. Kanë tentuar ta bëjnë por isha i vendosur në rrugën që do të ndiqja”, tha ai.

Next Post
“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”/ Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës

VIDEO / Rama ironizon sërish Berishën me tre bufa: Këta janë njishat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In