• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Braktisi burrë e fëmijë për të dashurin 18-vjeçar/ Nusja përballet live me ish-vjehrrën

by Java News
16/01/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë më parë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në “News24”, një nënë 67 vjeçare me lot në sy kërkonte që nusja e djalit, Xhulia, të kthehej për të marrë nipin 6 vjeç që e kishte braktisur për t’u larguar me të dashurin 18-vjeçar gjerman. Sot, vetë Xhulia ishte e pranishme në studio përballë ish-vjehrrës së saj Hëna Zeqo, duke treguar versionin e saj të historisë së martesës dhe ndarjes, edhe pse jo me letra, nga Ernesti. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burg pas kallëzimit në polici nga ana e Xhulias për ushtrim të vazhdueshëm dhune.

“Me Erneston jam njohur në vitin 2010. Kam qenë 15 vjeç. Nuk isha e detyruar nga familjet por ishte një parapëlqim, martesë me shkruesi. Halla ime ma rekomandoi. Ernesti shfaqi disa probleme depresioni, goditi nënën e tij, e kështu vazhdoi. Rastet më të tepërta kanë qenë dhunë e ofendime. Familjarët i thoshin Ernestit ik e puno. Nuk kishim mundësi të mbanim djalin Robertin. Ka pasur raste që kemi fjetur veç, biles më ka nxjerrë edhe jashtë ai, duke më futur në një dhomë që nuk ishte as banjë. E izoluar. Tani që unë kam ikur nga kjo familje, Ernesti le të dalë nga burgu e të vazhdojë jetën e tij. Ernesti shfaqi shenja depresioni që natën e martesës. Edhe kur vajtëm në Gjermani u vizitua dhe i dolën 3 qeliza të ngordhura, nga hashashi që kishte konsumuar. I vetmi person që më ka mbrojtur nga familja e tij, ishte kunata e vogël. Askush nuk më kishte thënë që Ernesti përdorte drogë. Ndërsa me familjen time nuk jam shprehur shumë, kam folur vetëm për probleme të vogla. Ai më thoshte: Dil në rrugë e puno për të më ushqyer mua! Unë e lija atë në gjumë, dhe e gjeja  në gjumë kur kthehesha nga puna. Vetëm kaq bënte. Flinte, pinte hashash e më rrihte. Niste ndonjë punë, grindej dhe e hiqnin nga puna. Në Gjermani qëndruam afro 2 vjet. Atje kam jetuar me Ernestin, vjehrrin dhe fëmijët e mi. Fillonin po të njëjtat gjëra. Atje, morën masa dhe më larguan nga Ernesti, nuk bëra kallëzim, por i thashë punonjëses së zyrës që të ma largonte. Ngela vetëm bashkë me fëmijët. Atje u ndava nga ai dhe nuk doja të bashkohesha më. I vetmi moment që gjeta ngrohtësi ishte djali që njoha, që ishte 17 vjeç. Ai është babai im i fëmijës së tretë. Nuk jam më me atë, por ai kujdeset për fëmijën e tij. Nuk jam gati për martesë me atë. Ishte një moment që kisha nevojë për dikë. Kur ngela shtatzënë pyesja veten ç’do bëj me këtë fëmijë. I thashë Ernestit që fëmija nuk është i joti, dhe ai më tha ti ke rrugën tënde e zgjidh kë të duash”, – ka rrëfyer Xhulia.

Rikthimi në Shqipëri
“I thashë Ernestit që do rikthehem në Shqipëri por kur të shkojmë atje secili do vazhdojë jetën e vet. Ai këmbënguli që të rrinim bashkë. I dhashë mundësi Ernestit edhe pse mbaja fëmijën e tjetrit. Ernesti filloi duke më sharë në sy të njerëzve gjatë një dasme. Dolëm dhe rrugës më tërhiqte edhe pse isha shtatzënë dhe kisha vajzën në krah. Madje goditi dhe nënën e vet. Të gjithë e panë. Pastaj bëra denoncim. Edhe kunata tha futeni në burg. Policët e panë vetë sepse e thirrën fqinjët. Ai madje kur ishim në Gjermani më ka qëlluar edhe me thikë (ngre bluzën dhe tregon shenjën në bel)”, – ka sqaruar Xhulia.

ma.me

Next Post
Luftë mes Trump dhe kreut të CIA-s, Presidenti aludon: Ti i ke nxjerrë lajmet e rreme për mua?

Luftë mes Trump dhe kreut të CIA-s, Presidenti aludon: Ti i ke nxjerrë lajmet e rreme për mua?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

July 25, 2026
Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

July 25, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

July 25, 2026
Dëbimi/ Shkupi shpall persona ‘non-grata’ tre diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor dhe i papërgjegjshëm!

Plagosja e Shkupit shqiptar

July 25, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

July 25, 2026
206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In