• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho: Vettingu në politikë do të sjellë më shumë dorëheqje se në gjyqësor

by
11/11/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për juristin Ledio Braho, SPAK është organi i duhur për të bërë vettingun në politikë, të propozuar tashmë nga Partia Demokratike.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Jonida Shehun, Braho theksoi se nuk është SPAK që do përzgjedhë nëse do të hetohet apo jo një politikan. Sipas tij Prokuroria e Posaçme do të jetë në rolin e KPK dhe se barra e justifikimit të pasurisë do t’i kërkohet subjektit.

“Në rastin e parë nuk ishte propozuar organet se kush do të merrej me vettingun. Tani bëhet fjalë që do të jetë SPAK, si dhe Gjykata Kushtetuese si hallkë e fundit. Ka një mekanizëm që ofron garancitë. Drafti fillestar nuk ka pasur asnjë mekanizëm dhe garanci. Ka edhe një komision të posaçëm parlamentar. Debati tjetër është fakti se si PD tani po pranon SPAK që të bëjë edhe  vettinguin e vet. Duhet të kemi parasysh sot SPAK ka vetëm ngritjen e akuzës penale ndaj politikanëve. Është në tagrin e SPAK për të ngritur apo jo një akuzë. Ndërkohë kur është në rastin e vettingut nuk do të jetë më përzgjedhja e SPAK që një politikan do të hetohet apo jo. Barra e provës është e kandidatit. SPAK do të kryejë të njëjtin funksion që kryen KPK. Për mendim tim funksionon nëse vettingu do të bëhet nga SPAK,” u shpreh juristi.

Braho shtoi më tej se procesi i vettingut të politikanëve do të hetojë lidhjet e afërta. “Në këto zgjedhje është e vërtetë që nuk kishte kandidatë me probleme me dekriminalizimin. Por ka akuza për ata që janë të lidhur me personazhe të botës së krimit. Tani kemi arritur në një nivel tjetër ata që janë të inkriminuar nuk kandidojnë vetë, por fusin të tjerë dhe kanë lidhje. Vettingu i politikanëve do të merret me lidhjet e afërta,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se ILDKPI ka dështuar në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve.

“Di plot raste që vendos gjoba ndaj subjekteve që janë nën hetim. Por tek politikaët nuk është rasti. ILDKPI ka dështuar në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve,” deklaroi juristi.

Më tej, Braho tha se procesi i vettingut ashtu si në sistemin gjyqësor edhe në politikë do të sjellë shumë dorëheqje.

“Vettingu nuk ka vetëm faktin e dënimit, por edhe efekt parandalues. Tek gjyqësori pati një sërë dorëheqjes. E njëjta gjë pritet nga politika, kushdo politikan që do të ketë një iniciativë të tillë do të ketë të drejtën që të tërhiqet që në momentin e parë. Kjo është element shumë pozitiv. Dekriminalizimi e solli një aspekt pozitiv. Pres që në politik të ketë më shumë dorëheqje se në gjyqësor. Një nga arsyet pse janë shkarkuar gjyqtarët ka qenë një vetëbesim i tepruar. Kjo aureolë është edhe më e theksuar në politikë. Fakti që n kemi një proces vettingu bën që të korrigjohen të gjitha këto problematika,” u shpreh juristi.

/b.h

Next Post
FOTO/ Kjo është noterja që iu vendos eksploziv në “Range Rover” te Komuna e Parisit

“K***ë e ndyrë”/ Mesazhi kërcënues që mori noterja Koçi para se t’i shpërthenin makinën “Range Rover”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com