• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braho: Prifti e Doshi, komplot Metës, po përdorin çështjen “CEZ” për destabilitet politik

by
28/09/2015 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Braho: Prifti e Doshi, komplot Metës, po përdorin çështjen “CEZ” për destabilitet politik

Nëpërmjet një letre të gjatë dërguar krerëve më të lartë të shtetit, presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho paralajmëron për një destabilitet politik ne vend.

Deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.

Burimi duke cituar pasazhe të kësaj letre thotë se Spartak Braho pretendon se dyshja Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e liderit të opozitës Basha dhe të ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Rama.

I njëjti burim thote se, në letër kreu i komisionit të sigurisë Braho, nuk jep të dhëna të plota për provat që disponon për këtë implikim të Dritan Priftit dhe Tom Doshit në një destabilizim të mundshëm të vëndit.

Por zoti Braho kërkon me urgjencë marrjen e masave për sigurimin e mbrojtjes së familjes së Ismailajt dhe hetimin e kërcënuesve. Në letrën e marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar menjehëre organin e tij kompetent të ndjekë procedurën për dhënie mbrojtje të familjes Ismailaj. Letra e zotit Braho është dërguar nga policia për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pritet që prokuroria pasi të shqyrtojë të dhënat e dërguara të vendosë për t’i dhënë mbrojtjen familjes Ismailaj.

Nderkaq, kanë reaguar dy personazhet e përmendur në letër, Dritan Prifti dhe Tom Doshi. Në lidhje me takimin me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Doshi tha:

“Kam 15 vite që njihem me bashkëshorten e zotit Ismailaj. Unë jam deputet dhe mund të takohem me këdo. Po, jam takuar me kërkesë të saj. Le të kontrollohen tabulatet e mija dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin”.

Doshi në prononcimin e tij për Top Channel tha gjithashtu se ai nuk ka asnjë dijeni për bizneset e mundshme që mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn.

Por ai the se ka dy pyetje për Ilir Metën nëse ai ka vizituar zyrtar e Kastriot Imailajt tek ish Radio Tirana përpara zgjedhjeve lokale të 2011 dhe a ka shkuar në Çeki për të lobuar në marrjen e kontratës nga DIA.

Ndërsa Prifti shprehet se nuk ka njohje me bashkëshorten e Ismailajt dhe shton se e do këtë vend më shumë se Ilir Meta, dhe se nuk do të dëshironte asnjë lloj destabiliteti. Sipas Priftit, asnjë presion nuk nuk do të bëjë që ai të tërhiqet nga e vërteta. Nëse do të hapet një hetim serioz për CEZ dhe DIA-n Prifti deklaron se do të dëshmojë të vërtetën, sidomos kur, sipas tij po kërkohet t’i zhvaten vendit 130 milionë euro./ Top Channel

Next Post

Zyrtare, NASA konfirmon: Në planetin Mars ka ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Detaje tronditëse nga vrasja e ushtarakut, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Ende i panjohur motivi i krimit

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
Pese të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë (pa përmendur dy qentë)

Të shtëna me armë në Korçë, dyshohet për një viktimë

August 8, 2026
Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

August 8, 2026
Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com