• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon e në pranga

by Java News
01/12/2023 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pritet autorizimi nga Kuvendi për mandat arrestin për shkak se ka injoruar vendimin e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur në SPAK, ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shtuar sulmet dhe kërcënimet për revolta. Berisha ka mobilizuar degët e Rithemelimit për mosbindje civile. Për ish-deputetin e njohur socialist, Spartak Braho, kjo lëvizje e tij është thjesht propagandë për të karikuar vetëm disa dhjetëra militantë që i shkojnë pas. Në një reagim për gazetën “SOT”, Braho është i bindur se asnjë nuk e mbështet Berishën dhe këtë e kanë treguar qartë dhe sondazhet e fundit.

Sipas tij, kërcënimet se do të godasë shtetin janë thjesht manovra për të shtyrë ditët nga dhënia e llogarisë  për akuzat që po hetohen nga SPAK dhe arrestimi i pritshëm i tij. “Ku ka degë në rrethe ai mut? Unë vazhdimisht kam thënë se thirrjet për mosbindje civile janë fiasko propagandistike për të karikuar vetëm disa dhjetëra militantë që i vënë pas që s’kanë bythë të përplasen me strukturat e shtetit .Shiko sondazhet qe japin disa media për përkrahjen që kanë veprimet destruktive të Sali Berishës.

Mbi 78% e te anketuarve i nxjerrin që si përkrah opinioni gjerë. Tentativa për të kryer akte dhune e të mosbindjes civile do t’ia kërrusin më tepër kurrizin e shtrembëruar të këtij aventurieri politik si Haxhi Qamili nga opinioni gjere vendas e ai ndërkombëtar si dhe organet ligjzbatuese. Saliu nuk është në gjendje tani të prishë as një kotec pulash, pale të godasë shtetin. Ai vetëm i jep zemër vetes pasi duket se kështu shtyn ditët nga dhënia e llogarisë  për akuzat që po hetohen nga SPAK dhe arrestimi i pritshëm i tij, pasi prokurorët kanë gati mbi tryezë fletë-arrestin e tij”, u shpreh Spartak Braho.

Sipas Spartak Brahos, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, ose burg për të cilën pritet të kërkohet autorizim nga parlamenti. “Mosparaqitja para prokurorëve do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e arrestit në shtëpi përsa kohë kjo masë vijon.

Pra ka dy rrugë. O do ta marrin për zverku dhe do ta flakin ose në qeli ose do ta flakin aty brenda në shtëpi. Kjo ka bërë që Sali Berisha të shpërthejë dhe të kërcënojë prokurorët e SPAK. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar një 97’ të dytë pasi po e ndjen rrezikun e burgut”, u shpreh Spartak Braho për gazetën “SOT”. Më tej, Braho këmbëngul se Berishës duhet t’i mbyllet goja. Sipas tij, ish-kryeministri gjithmonë ka fituar atë që ka dashur vetëm me presione.

Ai përmend edhe ikjen nga jeta në mënyrë enigmatike të Gramoz Pashkos. “Është emergjencë kombëtare madje patriotike që ky njeri të mbyllë gojën. Por ai vetë nuk e mbyll gojën, gjatë tërë kësaj kohe do të provojë destruktivitet. Unë e njoh shumë nga afër atë. Ia njoh biografinë që kur ka qenë 37 vjeç. Berisha është frikacak. I ka ecur presioni dhe me këtë presion erdhi në krye të PD-së që nuk e ktheu kurrë në parti por në turmë që e ka ndjekur pas. Berishën po e zë haku i Gramoz Pashkos që iku në mënyrë enigmatike,” tha Spartak Braho./m.j

Next Post
Buxheti 2024, nga Teatri Kombëtar te Muzeu i Artit Modern, Veliaj: Do kemi hapësirat më të bukura për artin e kulturën në Tiranë

Buxheti 2024, nga Teatri Kombëtar te Muzeu i Artit Modern, Veliaj: Do kemi hapësirat më të bukura për artin e kulturën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com