• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Berisha nuk është i çmendur, është kriminel

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se ish-kryeministri Berisha ka konsumuar krim penal me deklaratën e sotme për armatosjen e qytetarëve. Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, Braçe shprehet se Berisha ka bandën më të madhe në vend, e cila nuk është gjykuar kurrë për vrasje e vjedhje përgjatë disa viteve.

Shkrimi i Braçes

Mos u tallni!
Mos e justifikoni me çmendurinë!

Sali Berisha nuk është i çmendur, është kriminel!!
Sali Berisha ka bandën më të madhe kriminale në këtë vend! Bandën e të paprekshmëve!

Duhet ndëshkim tani!

Të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha?
Ju lutem mos u tallni!!

Nuk bëhet fjalë për fyerjen me qen.
Ka konsumuar krim të qartë penal sot;
Nuk mund të jenë kurrë nën të njëjtin gjykim.

Lexojini nenet e Kodit Penal:

Neni 222
Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 233
Krijimi i turmave të armatosura

Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Tani mendoni një herë thirrjen e sotme në një kohë tjetër dhe të artikuluar nga një tjetër person;

Fjala bie, mendojeni thirrjen e sotme të bërë nga Edi Rama, natën e 21 janarit, pak pasi Sali Berisha e Lulzim Basha vranë në bulevard njerëz të zakonshëm, kundërshtarë e protestues ndaj tyre.

Do ishte arrestuar në çast, siç në fakt u kërcënua të ndodhte, pavarësisht se nuk ishte bërë as kaq, as kjo thirrje.

Po lexoj në media të ndryshme, tituj të tillë:
Çmendet Sali Berisha….?

Boll e justifikuat me çmendurinë!!

Sali Berisha nuk është i çmendur, Sali Berisha është kriminel!

Sot në këtë vend ka vetëm një bandë të paprekshme, banda e Sali Berishës!!

Është banda më e madhe kriminale në vend dhe ka fituar një imunitet absolut në raport me ligjin. Kanë shitur, kanë vjedhur, kanë gjobitur, kanë rrëmbyer, kanë torturuar, kanë vrarë e kanë zhdukur dhe nuk janë hetuar, gjykuar dhe dënuar kurrë.

Kjo është banda e të paprekshmëve. Viktimat e saj janë me emër e mbiemër, të njohur e për ta është pranuar se janë ekzekutuar nga kjo bandë.

Banda e të paprekshmëve kishte pushtet absolut kur kanë ndodhur këto; pushtet politik, legjislativ, ekzekutiv, natyrisht edhe pushtet gjyqësor.

Ky i fundit i garanton edhe sot!

Në anën tjetër, mos e lejoni alibinë e shpallur pak më pas shpërthimit kriminal, në shenjë tërheqjeje; alibinë me debatin “mbi armët”.

Harrojeni!!
As që e ka atë ide Sali Berisha, as që e bën dot atë debat.

Shihni sjelljen e tij në raste të ndryshme dhe e kuptoni fare mirë që nuk bëhet fjalë për këtë.

Kujtoni armatosjen në 1997-n me urdhër të tij për të provokuar përplasjen civile e kriminale që e pasoi, me mbi 3000 të vrarë në pak muaj.

Kjo është ideja e tij dhe tani!

Një ide kriminale që duhet ndëshkuar  në mënyrë shembullore, ligjërisht!

Njerëz, duhet t’i bëhemi mur këtij krimineli!!

E di që tani shumë dumbabista apo b..lëpirës oborri me kokë të krehur e lyer si intelektualë të mëdhenj, do hidhen përpjetë të justifikojnë thirrjen kriminale.

Bëjini të heshtin!!

Banda e të paprekshmëve duhet të shpërbëhet tani!!

Next Post

LDK përfshihet nga debate të brendshme për ndarjen e pushtetit me PDK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In