• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braçe: Ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës/ Berisha: Dosjen e zhduku Fatos Klosi

by A R
05/11/2015 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja “Remzi Hoxha” është ritkhyer sërish në fokus, këtë herë në foltoren e Parlamentit nga ku deputeti socialist Erjon Braçe i ka kërkuar llogari ish-kryeministrit Sali Berisha për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas.

 Braçe “Dua të kujtoj rastin e Remzi Hoxhës, unë e kam njohur kur isha gazetar te Zëri i Popullit, ai ishte një  shqiptar i madh që ka luftuar për idealin dhe atdheun e tij, këtej e andej kufirit. Jemi në ditët, në vitin e 20-të kur ai nuk është më, sepse u rrëmbye, torturua, vra, zhdukën eshtrat, jemi në kohën kur  familjarët e tij kërkojnë kockat, për të pasur një varr e për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje mbi varr. Keni detyrimin si gjysh, prind, vëlla, si çfarë të doni quajeni veten, t’i thoni familjes se ku janë eshtrat e tij, pjesa tjetër është e drejtësisë, ku janë eshtrat, është një gjë që e kërkon djali i tij për 20 vite, ia ke borxh ti, unë e kushdo tjetër, ti tregojmë dhe dorëzojmë eshtrat atij djali, eshtrat e një shqiptari të mirë që luftoi deri në fund për atdheun e vet, kjo nuk duhet të marrë fund”.

Berisha: Unë ika në opozitë, erdhi rebelimi komunist, kush e mori, SHISH, e mori Fatos Klosi. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduku dosjen e tij, nëse do ndokush sot janë dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje, dosja ndërtohet plotësisht, mendoni ju se Klosi po kursente, si ka mundësi për vitet që e drejtoi me krime nuk bëri hetimin, pse nuk e beri, si ka mundësi që Arben Rakipi nuk formuloi dot akuzën më të vogël.

Konstatova që cdo zgjedhje do dilte në skenë ky problem, këtë problem qeveria ime ka pasur zero informacion, nuk ekziston asnjë informacion, doni të shpifni për llogari të të tjerëve vazhdoni sa të doni, se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën tim dhe ju garantojnë se nuk do dilni dot prej saj.

Tahiri: Për interesimin dhe thirrjen që më bëri deputeti Brace për cështjen e Remzi Hoxhës dua të bëj me dije se në detyrën që ushtroj kam marrë takim me të birin e të ndjerit Remzi Hoxha i cili ka kërkuar me të drejtë që MPB dhe prokuroria e gjykatat të veprojnë që një prej të dënuarve të bëhet cështe e mundur të vuajë dënimin sic i takon në Shqipëri. MPB dhe Policia ka për detyre të bëjë gjithcka për të rikuperuar atë që ka qenë një vonesë e qëllimshme për të mos bërë shteti detyrën e duhur që Kumbaro të vinte për të vuajtur dënimin këtu po u shty me dashje për të kaluar afatet vetëm që mos të vinte këtu. Dosja dhe vendimi gjyqësor disponohet dhe është mjafti i qartë për përgjegjësitë penale të gjithë atyre që kanë pasur është pa të them gisht dhe dorë për pëgjegjëesi të plotë për eshtrat e një shqiptari të zhdukur nga shërbimi sekret, me prova të padiskutueshme nuk bëri asnjë ditë burg. është provuar në gjykim që Berisha është vënë në dijeni 3 ditë pas nga familjarët e të ndjerit duke i kërkuar të gjejë ku është Remzi Hoxha. Është provuar që është kontaktuar në zyrën e tij nga familjarët e Remziut për ti kërkuar mëshirë ti sillnin familjarin gjallë, është provuar në gjykim se drejtori i SHIK të asaj kohe ska kthyer përgjgiej për muaj me rradhë nëse targa e makinës i përkiste shik apo jo. madje gjergj jorgo, bashkim gazidede në atë kohë të gjithë në varësi personale institucionale të berishës si kthenin përgjigje prokurorisë për muaj të tëre nëse targa e makinës i përkiste apo jo shik. i nderuar deputet e kam për detyre t’u përGjigjem ju e qytetarëve e tu them se MPB ska më hapësirë për të gjetur përgjegjësi ligjore të shtuara dhe secili që ka pasur detyre shtetere atëherë edhe me dije ka shkaktuar torturë shtetërore kriminale ku njëri prej tyre remzi hoxha nuk doli më gjallë. për mua ai ishte një krim shtetëror që kulmonte tek zyra e ish presidentit të republikës së shqiperisë. do kërkojmë nga autoritetet angleze për të kapur dhe për të sjellë para drejtësisë shqiptare Kumbaron.

NOKA: Të flas për një ngjarje kur ky i ka pasur buzët me qumësht dhe mbahej me pelena, përpara se të flasë duhet tu sqarojë ku është Stafuka, a ekziston ky njeri gjallë dhe ku është zhdukur, të flasë dhe të zbardhë vrasjen e shokut të tij të ngushtë.

Next Post

Kokëdhima: Saliu është nuse që ka nusëruar dy herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com